Panorama Sport (Albania)

Derbi, gafa edhe me gjashtë arbitra

Gabohet edhe në Korçë, Luftëtari skuadra e penalizuar

-

Arbitrat nuk u kanë shpëtuar gabi meve edhe në javën e 22-të të Kategorisë Superiore, ku skuadra më e penalizuar ka qenë Tirana. Bardheblut­ë kanë luajtur derbin ndaj Partizanit në një ndeshje ku, edhe pse në fushë ishin gjashtë arbitra, nuk ka pasur vendime të sakta. Partizani do të gjente shumë shpejt golin e avantazhit, më saktësisht në minutën e 12-të, por goli do të realizohet në pozicion jashtë loje. Trashi kroson nga këndi dhe Malota është më i avancuar se mbrojtësit e Tiranës, në momentin e nisjes së topit, por arbitri i linjës nuk sinjalizon kryesorin për pozicion jashtë loje dhe goli quhet i rregullt. Ndërsa në momentin e dytë, kur të kuqtë ishin në avantazh të një goli, bardhebluv­e u mohohet një 11- metërsh i rregullt. Merveil gjuan fort në drejtim të portës, por topi përplaset në dorën e Trashit dhe, më pas, del jashtë. Mbrojtësi nuk e ka pasur dorën në pozicionin natyral, ndërsa i ka ndryshuar drejtimin topit. Por, edhe në këtë rast kryesori ka lejuar vazhdimin e lojës dhe gjyqtari pas portës, Beqiri, nuk ka sinjalizua­r për një prekje të topit me dorë, duke gabuar në vendimin e tij. Por, gjyqtarët kanë gabuar edhe në ndeshjen mes Skënderbeu­t dhe Luftëtarit, duke i mohuar një gol të rregullt Mutumanes në minutën e 35-të, kur Skënderbeu kryesonte në shifrat 1-0. Lojtari ka gjuajtur bukur me kokë në një goditje nga këndi, por topi, pasi është përplasur në shtyllë, ka kaluar vijën fatale. Mirëpo, gjyqtari kryesor ka lejuar vazhdimin e lojës, duke i penalizuar bluzinjtë.

Të tjerat - Në takimet e tjera të kësaj jave, arbitrat kryesorë dhe ndihmësit e tyre kanë arritur t'i menaxhojnë mirë ndeshjet, ndërsa nuk ka pasur shumë raste të diskutuara. Vendime të sakta dhe kontroll të lojës ka pasur gjyqtari Hamiti në ndeshjen delikate mes Laçit dhe Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania