Panorama Sport (Albania)

Moviola e javës së 22-të

-

PARTIZANI-TIRANA 1- 2

Gjyqtarë: Gjyqtarë: K.Meta, E.Doda, D.Rexha ( Pas porte: A. Beqiri, K.Cjapi)

Derbi i kryeqyteti­t ishte vlerësuar me gjashtë arbitra nga sektori përkatës në FSHF, në mënyrë që gabimet të ishin sa më minimale. Por, edhe në këtë përballje, gjyqtarët nuk kanë marrë vendime të drejta duke ndikuar te rezultati final i takimit. Ka pasur dy raste të diskutuesh­me vendimtare në këtë ndeshje. Në minutën e 12- të, Trashi kroson nga një goditje dënimi në zonë dhe Malota në vijën e parë të sulmit gjuan me kokë duke shënuar. Nga pamjet filmike, duket qartë se mbrojtësi i Partizanit është më i avancuar se kundërshta­rët në momentin e nisjes së topit dhe goli duhej të konsideroh­ej i parregullt. Gjithsesi, kryesori Meta ka lejuar vazhdimin e lojës, pasi nuk ka marrë sinjalizim nga gjyqtari anësor. Momenti i dytë është ai i minutës së 25- të, kur Merveil gjuan fluturimth­i në drejtim të portës së Hoxhës, por topi ndalet nga Trashi. Në pamjet filmike, duket qartë që lojtari i Partizanit e ka prekur topin me dorë dhe i ka ndryshuar drejtimin, megjithatë kryesori dhe ndihmësit e tij kanë lejuar vazhdimin e lojës duke gabuar, pasi duhet të kishin akorduar 11- metërsh për bardheblut­ë. LAÇI - KUKËSI 0- 0 Gjyqtarë: E.Hamiti, R.Çokaj, P.Simoni (Lezhë) 95 minutat ( bashkë me shtesën) e zhvilluara në Laç u gjykuan me shumë kompetencë nga Hamiti, i cili veproi drejt edhe në një pretendim të Kukësit për penallti në minutën e 82- të. Sulmuesi Guri, në një dyluftim me Gjonin, u rrëzua brenda zonës dhe pamjet filmike i japin të drejtë gjyqtarit, i cili vazhdoi lojën dhe nuk akordoi penallti.

FLAMURTARI - TEUTA 0- 1 Gjyqtarë: L. Jemini, E. Barushi, N. Bregasi Të japësh një 11- metërsh dhe me pas ta anulosh atë nuk ndodh shpesh në futbollin shqiptar, por në ndeshjen mes Flamurtari­t dhe Teutës, një gjë e tillë është bërë realitet. Në minutën e 13- të të ndeshjes, Telushi futet në zonën e durrsakëve dhe rrëzohet aty, në momentin që ishte i mbuluar nga Markoviç. Kryesori Jemini, në momentin e parë, ka akorduar 11- metërsh, por pas sinjalizim­it të arbitrit anësor, Bregasi, e ka anuluar atë. Nga pamjet filmike, është parë se vendimi i marrë nga anësori ka qenë i drejtë. Ky ishte rasti i vetëm i diskutuesh­ëm në këtë takim. SKËNDERBEU - LUFTËTARI 3- 0

Gjyqtarë: J.Xhaja, R.Avdo, E.Pashaji Rasti i parë i diskutuesh­ëm në këtë ndeshje është ai i minutës së 35-të, kur Skënderbeu kryesonte në shifrat 1-0. Në një krosim nga këndi për Luftëtarin, Mutumane gjuan me kokë dhe topi, pasi përplaset në shtyllë dhe më pas në këmbët e portierit Shehi, largohet nga mbrojtësit korçarë. Gjirokastr­itët pretendojn­ë për një gol të rregullt, por kryesori Xhaja vazhdon lojën. Në pamjet filmike duket qartë që topi ka kaluar vijën fatale dhe, më pas, ka shkuar në këmbët e portierit Shehi, ndaj gjyqtari u ka mohuar bluzinjve një gol të rregullt. Në minutën e 38-të të takimit, Vangjeli bën një ndërhyrje ndaj Bregut në kufijtë e zonës, por kryesori Xhaja, edhe pse është shumë pranë aksionit, lejon vazhdimin e lojës dhe vendimi i tij ka qenë i drejtë, pasi mbrojtësi vendës ka prekur vetëm topin. KORABI - VLLAZNIA 0- 2 Gjyqtarë: L.Alla, I.Tartari, M.Qose Kuqeblutë kanë arritur të fitojnë pastër ndaj Korabit në ndeshjen e luajtur në stadiumin "Niko Dovana". Në këtë përballje kanë munguar rastet e diskutuesh­me.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania