Panorama Sport (Albania)

Notat e skuadrave

-

Partizani 7.5 - Të fitosh një derbi është gjithmonë e vështirë dhe të kuqtë ia dolën, edhe pse Tirana nuk është në ditët e saj më të mira. Triumfi në këtë ndeshje ishte edhe një sinjal i qartë për rivalët se "demat" nuk janë dorëzuar ende në garën për titullin kampion.

Teuta 7.5 - Një fitore në Vlorë, ndaj Flamurtari­t është gjithmonë e vështirë për t'u arritur, megjithatë durrsakët ia dolën duke iu larguar fundit të klasifikim­it. Ekipi i Maganit bëri një ndeshje pozitive dhe mori një trepikësh me shumë vlera në të gjitha drejtimet.

Skënderbeu 6.5 - Skënderbeu ka gjetur golat nën drejtimin e trajnerit Daja, në një ndeshje spektakola­re dhe të luftuar ndaj Luftëtarit në shtëpi. Ekipi i Dajës bindi, ndaj ekipit që i ka surprizuar të gjithë në këtë sezon futbollist­ik, duke u afruar edhe më shumë me vendin e parë.

Vllaznia 6 - Edhe pse përballë kanë pasur një skuadër shumë pak të motivuar, shkodranët kanë arritur të bëjnë gjithçka mirë dhe të kontrolloj­në takimin ndaj Korabit, duke mos u vënë asnjëherë në vështirësi nga kundërshta­ri. Me këtë trepikësh, kuqeblutë shkëputen nga fundit i klasifikim­it.

Laçi 5.5 - Kurbinasit janë rikthyer njësoj si në sezonin e shkuar në ndeshjet e shtëpisë. Skuadra e Sinellës arriti të ndalte në një barazim Laçin, me mbështetje­n maksimale të tifozëve që ishin në numër të konsiderue­shëm.

Kukësi 4.5 - Kryesuesit e Superiores u ndalën në një ndeshje shumë të vështirë ndaj Laçit, ekip që garon për mbijetesë. Megjithatë, skuadra e Gjokës nuk u tregua shumë superiore në fushë, për të marrë një fitore, e cila do t'i jepte mundësi që të ruante diferencën me ndjekësit më të afërt.

Tirana 4 - Katër humbje në po kaq ndeshje janë shumë për Tiranën. Por, disfata në derbi ishte më e rënda për ekipin e Dajës, që duket se nuk ka çfarë t'i bëjë më kësaj skuadre. Edhe pse u përpoqën, bardheblut­ë nuk arritën të ruanin barazimin e krijuar në fillimin e pjesës së dytë.

Luftëtari 4 - Duket se bluzinjtë nuk dinë të luajnë në mbrojtje në mënyrë që të marrin një barazim. Gjirokastr­itët krijuan volum loje në transfertë­n korçare, por nuk arritën të merrnin të paktën një pikë, që ishte edhe objektivi kryesor i tyre në takimin ndaj kampionëve.

Flamurtari 4 - Trajneri Duro nuk ka mundur të debutojë me fitore në krye të vlonjatëve, edhe pse deri diku Flamurtari ka bërë një lojë të mirë. Me këtë disfatë, kuqezinjtë kanë hyrë në zonën e skuadrave që rrezikojnë të bien nga Kategoria.

Korabi 4 - Dibranët janë dorëzuar totalisht pas humbjes me Vllazninë dhe janë pajtuar me faktin që sezonin e ardhshëm do të luajnë sërish në Kategorinë e Parë. Kjo disfatë ka sjellë probleme mes drejtuesve dhe tifozëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania