Panorama Sport (Albania)

Memetaj: Elbasani është lënë jetim

"Klubi të zgjidhë problemet, ekipi të japë maksimumin"

- VLADIMIR MEMA

Gjendja jo e mirë që po kalon Elbasani në këtë kampionat ka bërë që gjithkujt t'i vijë keq, sidomos atyre që në të kaluarën kanë qenë pjesë e këtij klubi. Ish-mbrojtësi Armand Memetaj, në një prononcim për "Panorama Sport", shprehet se me sa mban mend Elbasani nuk ka qenë asnjëherë në këtë periudhë kaq të vështirë, ku rreziku për të rënë nga kategoria është shumë i madh. Sipas tij, problemi kryesor është ai financiar, ndaj edhe skuadra është në këtë gjendje të rëndë. "Në këtë situatë që ndodhet klubi më vjen realisht shumë keq, sepse kështu siç po shkojnë gjërat skuadra është drejt rënies nga kategoria. Është shumë e vështirë për të gjetur një fajtor real për këtë gjendje, por barra kryesore bie te drejtues-

KRYESUESIT it. Nuk e di, po klubi më duket si i lënë jetim, për më tepër që flitet gjithnjë për probleme financiare. Pa financa është shumë e vështirë në futbollin e sotëm të jesh kompetitiv. U përfol për ardhjen e anglezëve, por ata nuk po shihen gjëkundi dhe skuadra duket sikur ka mbetur në "ajër" dhe askush nuk po i jep zgjidhje anës financiare", u shpreh fillimisht lojtari, i cili ka nisur punën si trajner i moshave tek akademia private "Pepa" në qytetin e Elbasanit.

Thirrja - Në një situatë të tillë shumë të vështirë, Memetaj ka një thirrje për lojtarët që aktualisht po luajnë me Elbasanin dhe që kanë në dorë fatet e skuadrës. Edhe pse me probleme financiare, ai shpreson që të japin maksimumin nga vetja për ta shpëtuar skuadrën. "Në këto momente është e vështirë edhe për t'u kërkuar diçka futbollist­ëve aktualë, sepse kur ke probleme me paratë nuk është e lehtë edhe t'i motivosh. Megjithatë, kam një këshillë miqësore për të gjithë ata lojtarë, që të japin maksimumin e tyre në çdo ndeshje dhe në fund të arrijnë shpëtimin. Në ekipin aktual janë disa elementë cilësorë që mund të bëjnë më shumë dhe të marrin mbi supe skuadrën. Sinqerisht, uroj dhe do të dëshiroja shumë që në fund Elbasani të arrinte mbijetesën, por për hir të së vërtetës është shumë e vështirë", ka përfunduar Memetaj.

 ??  ?? Memetaj dhe Bylykbashi
Memetaj dhe Bylykbashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania