Panorama Sport (Albania)

Bruka, i “dorëzuar”: Mendojmë vetëm për ndeshjen ndaj Burrelit

Trajneri i lezhjanëve lë dy ditë pushim skuadrën

-

Pas barazimit me Kamzën, ndeshje e cila përfundoi në barazim, trajneri Bruka ka lënë pushim dy ditë futbollist­ët e tij, që të rikuperojn­ë energjitë pasi kanë pasur një periudhë të ngjeshur edhe me takimet e kampionati­t. Tashmë që po i vjen fundi edhe fazës së dytë të kampionati­t, do të përcaktohe­n dy minigrupet që do të ndeshen mes tyre, ku pesë të parat do luftojnë për ngjitjen në Superiore dhe pesë të dytat ekipet që do të mbijetojnë. Lezhjanët tashmë e ka siguruar pesëshen e parë, por kanë një diferencë të dukshme, prej 10 pikësh me kreun që mbahet nga Kamza. Duke iu referuar dy sfidave të mbetura të fazës së dytë, Besëlidhja jo vetëm matematiki­sht, por edhe realisht beson në ngjitjen e saj në Kategorinë Superiore. Ndonëse në supersfidë­n e së dielës ndaj Kamzës nuk arritën që të shënonin, kësisoj të merrnin tri pikët e dëshiruara, përsëri në kampin lezhjan të futbollit ka entuziazëm.

Deklarata - Trajneri Alban Bruka do ta grumbulloj­ë ekipin sot për të nisur stërvitjen në kuadër të javës së 17të të kampionati­t ku do të presin në shtëpi Burrelin. “Tashmë që edhe fazës së dytë po i vjen fundi, kampionati sa vjen e bëhet më i fortë nga të gjitha pikëpamjet, ndaj tani nis edhe lufta e vërtetë për objektivat. Ne e kemi shprehur edhe praktikish­t se Besëlidhja është skuadra që i përket Superiores, këtë e kemi treguar edhe në Kupë, ku jemi rreshtuar në katër skuadrat më të mira të këtij kompeticio­ni Superiorej­e. Për momentin, jemi të përqendrua­r totalisht në përgatitje­t për ndeshjen e radhës ndaj Burrelit, pasi nuk na lejohen hapat falsë. Ndërsa në lidhje me objektivat e tjera që skuadra ka në këtë sezon, do të flasim hap pas hapi”, ka thënë trajneri Bruka. Drejtuesit e Besëlidhje­s kanë konfirmuar se Kupa e Shqipërisë mbetet objektiv kryesor i skuadrës për sezonin e ardhshëm. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania