Panorama Sport (Albania)

Një “spanjoll”, pranë Kombëtares sh iptare

Mbrojtësi i Kombëtares - iberike ndryshon përfaqësue­se

- OLSI TUJANI

Deri në këtë moment të kualifikue­seve, Shqipëria e De Biazit nuk ka pasur shumë vend për eksperimen­tim. Kjo edhe për shkak të ndeshjeve të vlerësuara si shumë të vështira, edhe kur në fushë kishim një kundërshta­r si Lihtenshte­ini. Mirëpo në vijim, emra të rinj dhe elementë cilësorë janë duke u tentuar që të afrohen në skuadrën Kombëtare. "Panorama Sport" ka mësuar se Ivan Balliu Kampeni, djaloshi i lindur në Katalonjë, do të jetë një risi në skuadrën tonë Kombëtare. rojtësi Ivan Balliu Kampeni është i lindur në Katalonjë, me baba shqiptar dhe me nënë spanjolle. Futbollist­i 25-vjeçar është prej tre sezonesh pjesë e skuadrës së Metzit, në Ligën e Parë të Francës. Ai është aktivizuar në 16 nga 26 javët e luajtura si titullar dhe së fundmi ka kaluar një dëmtim që e ka lënë jashtë për disa javë. Gazeta ka mësuar se diskutimet me menaxherin e tij janë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt Kombëtarja shqiptare do të ketë në organikë një mbrojtës "spanjoll". Balliu është lindur tek akademia katalanase e Barcelonës dhe deri në vitin 2008 ka qenë pjesë e Kombëtares U-17 të Spanjës. Paraqitjet e tij të mira në Francë dhe dëshira e tij kanë bërë që mes palëve të nisin bisedimet, në mënyrë që ai të mund të jetë prurja e radhës për kuqezinjtë e De Biazit.

Të rinjtë

Në deklaratën e fundit të dhënë për mediat shqiptare, gjatë ceremonisë kur De Biazi mori titullin nga Ambasada Italiane në Shqipëri, trajneri i kuqezinjve theksoi se elementët e rinj janë pjesë e fokusit të punës së tij gjatë kësaj periudhe. Në fjalët e tij, trajneri i kuqezinjve ka ngritur alarmin për mosaktiviz­imin e Veselit dhe të Ajetit përpara ndeshjes me Italinë, ndaj një lojtar që ka zhvilluar mjaftueshë­m ndeshje në Superligën e Francës dhe është i aftë për të luajtur në disa role të mbrojtjes, përveç atij të djathtë që e ka rol natyral, atëherë për grumbullim­in e radhës Balliu mund të ketë një ftesë. Vshtë e vështirë për të thënë nëse do të ketë minuta përballë "axurrëve", por miqësorja që e pason ndaj Bosnjës do të ishte test i mirë për të provuar cilindo element të ri.

 ??  ??
 ??  ?? Ivan Balliu gjatë periudhës kur ishte pjesë e akademisë së Barcelonës
Ivan Balliu gjatë periudhës kur ishte pjesë e akademisë së Barcelonës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania