Panorama Sport (Albania)

uka në Beograd, do votën e serbëve

Presidenti i federatës vijon turin e lobingut, takohet me Tomislav Karaxhiç

- OLSI TUJANI

Në rast konflikti, edhe njohjet per sonale zbehen dhe tensioni zë vend më shumë sesa miqësia, mirëpo në raste të tjera, njohjet sado minimale, mbizotëroj­në mbi çdo ngjarje të së shkuarës. Pranimi i kandidatur­ës për zgjedhjet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA- s ka vënë në lëvizje numrin një të Federatës Shqiptare të Futbollit. "Panorama Sport" ka mësuar se kreu i institucio­nit të futbollit në vendin tonë ka udhëtuar në Beograd tri ditë më parë. Xëllimi i takimit ka qenë për të biseduar me Tomislav Karaxhiç në lidhje me votën e Federatës Serbe të Futbollit në votimin për anëtarët e komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. oii Pak ditë më parë, gazeta bëri me dije informacio­nin se persona të autorizuar nga numri një i federatës së futbollit të vendit tonë kishin takuar ish-legjendën e Milanit, Dejan Saviçeviç, i cili aktualisht është kreu i Federatës së Futbollit të Malit të Zi. Së fundmi, vetë presidenti i FSHF-së ka udhëtuar drejt Serbisë, në Beograd për të takuar nga afër kreun e Federatës Serbe të Futbollit në lidhje me votimin që do të kryhet në Helsinki më 5 prill. Në këtë votim janë 13 kandidatë nga të cilët do të zgjidhën vetëm tetë për të qenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFAs. Me sa duket, konflikti mes federatave për ngjarjet që pasuan ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd, të cilat përfunduan me fitoren e çështjes gjyqësore që Shqipëria hapi në KAS të Lozanës, është lënë pas dhe tashmë vendin e kanë zënë negociatat dhe bisedimet për votën në zgjedhjet e 5 prillit.

 ??  ??
 ??  ?? Dhuna e serbëve mbi lojtarët e Kombëtares në ndeshjen Serbi-Shqipëri
Dhuna e serbëve mbi lojtarët e Kombëtares në ndeshjen Serbi-Shqipëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania