Panorama Sport (Albania)

Murinjo ‘driblon’ Realin: S’largohem nga Junajtid

"Runi i dëmtuar. Po deshi le të largohet, por unë nuk e heq"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pa Uejn Runin që nuk ia del ta lërë pas dëmtimin dhe Ljuk Shoun. Mançester Junajtid do të përpiqet të mbrojë avantazhin 3-0 të ndeshjes së parë të Ligës së Europës ndaj St Etienit në "Old Trafford", për një biletë në 1/ 8- at sot në Francë. Dhe Zhoze Murinjo bën thirrje për kujdes, sepse asgjë nuk ka mbaruar. "Nuk ka mbaruar ende. Galtie do të dijë ta motivojë shumë mirë skuadrën, jam i sigurt për këtë dhe ai do të ketë ndihmën e tifozëve", tha trajneri portugez në konferencë.

Kush mungon ndaj St Etienit?

Uejn është i dëmtuar. Unë nuk mund të bëj mrekulli. Por kemi lojtarë të tjerë që po punojnë shumë mirë. Skuadra po luan mjaft mirë. Shou mungon, sepse në këto momente unë po luaj me Bind, Roho dhe Darmian, prandaj nuk ka vend.

Çfarë problemi ka Runi? Ishte hera e parë që ai u stërvit pas disa shqetësime­ve të vogla dhe nuk ndihej 100% për t'u stërvitur me grupin. Bëri vetëm nxehmje, por pjesa tjetër e stërvitjes ishte me ngarkesë të lartë, kështu që nuk kishte asnjë shans.

A vazhdon kapiteni të jetë pjesë e planeve tuaja, apo do të largohet?

Duhet të pyesni atë për

këtë. Unë nuk mund të garantoj se do të jem vetë këtu javën e ardhshme, si të garantoj që një lojtar do të jetë këtu sezonin e ardhshëm? Nëse Uejn largohet, nuk do të ndodhë sepse unë dua që ai të ikë, këtë jua garantoj. Unë nuk do provoj kurrë të largoj

një legjendë të këtij klubi drejt një destinacio­ni tjetër.

Po e ardhmja juaj cila është?

Dua të fitoj nesër ( sot) mbrëma dhe finalen e kupës të dielën. Të dielën tjetër dua të fitoj ndaj Bormëthit në Premier Ligë. Kështu e shoh unë

të ardhmen time gjatë gjithë karrierës.

Përfliten zëra për një rikthim tuajin në "Bernabeu"...

Unë kam një kontratë edhe dy vite të tjera me Mançester Junajtid dhe, për sa kohë ata nuk duan që unë të largohem, atëherë nuk lëviz.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania