Panorama Sport (Albania)

Nga “MSN” te makineria e Çelsit, triot më të frikshme të Europës

-

Treshet sulmuese janë shndërruar në modë në ekipet më të mëdha të Europës, nga MSN-ja e famshme e Barçës, deri te makineria e golave të Çelsit, skuadra që janë transformu­ar në formacione ofensive 3-4-3 apo 4-3-3. Por cilat janë 5 më të mirat e këtij sezoni në kampionate­t kryesore të kontinenti­t? Çelsi (Kosta-Hazard-Pedro) - Trioja e sulmit të Kontes ka marrë përpara mbrojtjet e Premier Ligës këtë sezon. Kosta-Hazard-Pedro regjistroj­në 31 gola dhe 13 asiste mes tyre në Premier Ligë, me Diego Kostën që ka shënuar 15 prej tyre dhe asistuar 5. Hazard ka shënuar 10 gola (3 asiste), ndërsa Pedro 6 gola (6 asiste). Napoli - (Mertens-Kajehon-Insinje) - Të shkëlqyera kanë qenë edhe paraqitjet e sulmuesve të Mauricio Sarrit që ka një prej skuadrave që prodhon futbollin më argëtues në kontinent. Tre mjeshtrit e sulmit të tij kanë prodhuar 32 gola dhe 19 asiste. Roma - (Xheko-Peroti-Salah) - Tentativat e Romës për të zbritur Juven nga froni këtë sezon pritet të mos shpërblehe­n, por trioja sulmuese e Spaletit ka prodhuar 34 gola dhe 12 asiste mes tyre. PSG - (Kavani-Di Maria-Moura) - Largimi i Ibrës e ka shndërruar "El Matador" në një bomber. Ai kryeson klasifikim­in e golashënue­sve të Ligës së Parë Franceze me 25 gola (më shumë se çdokush në top 5 ligat kryesore të Europës). Atyre u shtohen 8 golat e Lukas Mouras dhe 2 golat e Di Marias (35 gola dhe 9 asiste në total mes tyre). Barcelona ( Mesi- NejmarSuar­ez) - Ata janë të padiskutue­shmit. Edhe këtë sezon, yjet e Amerikës së Jugut regjistroj­në shifra të frikshme (43 gola dhe 19 asiste). Mesi ka shënuar 19 gola, një më shumë se Suarezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania