Panorama Sport (Albania)

Siti, ‘manita e çmendur’ Monakosë

Dopieta të Agueros dhe Falkaos, paraqitje befasuese e skuadrës së Leonardo Zhardim

-

Ndeshje e pabesueshm­e! Ndodhi gjithçka brenda 90 minutave: përmbysje, kundërpërm­bysje, dopieta, gafa, penallti të akorduar, penallti të shpërdorua­r dhe penallti të munguar. Për sportdashë­sit ka qenë një emocion i fortë, prej spektaklit të dhuruar, ndërsa për tifozët e Mançester Sitit e Monakosë ka qenë një "atak kardiak". Në fund, anglezët triumfuan 5-3, në një sfidë që ishte e pamundur të bëje parashikim­e prej ritmit të çmendur. Aguero, që nuk shijonte festën e golit që prej 6 janarit, udhëhoqi ekipin e tij te fitorja me dy gola dhe një asist, duke hequr edhe hijet e dështimit mbi Pep Guardiolën...

Pjesa e parë - Mjaftuan pak minuta për të kuptuar se do të ishte një mbrëmje për t'u shijuar gjatë. Një presing i vazhdueshë­m i lojtarëve të Monakosë, të cilët detyruan vendësit që të gabojnë në mënyrë të vazhdueshm­e në pasime. Energji fizike dhe cilësi në repartin e avancuar për miqtë, të cilët "flirtuan" në dy raste të njëpasnjës­hme me golin e avantazhit. Gjithsesi, në momentin e vet më të vështirë, Mançesteri shkundi i pari rrjetën e kundërshta­rit, kur Sterling shtyu lehtësisht topin pas një asisti të Sane. Por, kjo nuk e zbehu aspak frymëzimin e djemve të Leonardo Zhardim, të cilët prishën menjëherë festën e anglezëve. Radamel Falkao me kokë dhe talenti Mbape me një goditje potente brenda zonës përmbysën gjithçka që në pjesën e parë. Një avantazh shokues, por i shoqëruar edhe me kontestime të ashpra ndaj arbitrit Lahoz. Ky i fundit u mohoi një penallti vendësve, që bëri edhe Guardiolën të dalë nga natyra e tij e qetë në pankinë.

Pjesa e dytë - Mbrëmja mund të ishte një makth për vendësit, nëse Falkao do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, pesë minuta pasi rizbritën në fushë. Ishte Kabajero ai që u dha kurajë, me pritjen e tij dhe Aguero reagoi duke barazuar rezultatin në të 58-ën. Por, ishte sërish Radamel Falkao që do heshte të pranishmit në "Etihad Stadium", kur shënoi golin e tretë për Monakonë, pas një finalizimi mahnitës me një gjuajtje në formë parabël. Do të ishte gol i denjë për të mbyllur mbrëmjen, por jo për Sitin. Aguero barazoi gjithçka në të 71-ën, kur gjuajti fluturimth­i një krosim nga goditja e këndit, duke u hapur rrugën golave të Stons dhe Sane, në një nga kundërpërm­bysjet më të çmendura të Mançesteri­t. Nga

një ekip që rrezikonte ndjeshëm eliminimin, në një skuadër që do të shkojë në transfertë me avantazhin e dy golave. Gjithçka spektakola­re në "pjesën e parë", të një dueli që pritet të jetë akoma më emocionues edhe në "pjesën e dytë", në shtëpinë e Monakosë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania