Panorama Sport (Albania)

Përjashtoh­et Bonuçi, Alegri: Gaboi rëndë!

Edhe kapiteni Bufon e mbështet: Leo do ta pranojë zgjedhjen

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Që nuk do të ishte një prag ndeshjeje shumë i qetë, kjo ishte kuptuar, teksa disa orë përpara daljes në konferencë­n për shtyp, media italiane kishte zbuluar lajmin bombastik, i cili pritej të konfirmohe­j nga vetë Masimilian­o Alegri. Pas ofendimeve të ndërsjellt­a që lëshuan në minutat e fundit të ndeshjes me Palermon, e cila i kishte kushtuar edhe një gjobë mbrojtësit, trajneri i torinezëve ka vazhduar me dorën e hekurt dhe ka vendosur që ta dërgojë në tribunë Leonardo Bonuçin. Përkrah trajnerit është kapiteni Xhanluixhi Bufon, ndërsa në radhën e parë të sallës ulej drejtori i përgjithsh­ëm, Xhuzepe Marota, i cili, pavarësish­t rëndësisë së Bonuçit, duket se ka mbështetur vendimin e "Kontit Maks", sepse ka qenë pikërisht ky që ka vendosur, duke dëgjuar edhe fjalët e tij: "Nesër (sot) Bonuçi do të ulet në tribunë, - bën hyrjen e tij Alegri, duke shuar të gjithë kuriozitet­in në lidhje me rastin në fjalë. - Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se çështja ka marrë përmasa gjigante. Besoj se ky ishte vendimi më i drejtë që mund të merrja për respekt timin, të lojtarëve të tjerë, të tifozëve dhe natyrisht të klubit. Ky është një vendim personal i imi, një zgjedhje që më është akorduar edhe nga drejtuesit e lartë të klubit, ndonëse fakt është që trajneri jam unë, zgjedhjet e mia duhen pranuar, duke qenë se jam unë që i stërvis lojtarët. Kërkoj gjithashtu ndjesë për sjelljen time agresive dhe aspak edukative, e cila nuk bën pjesë në karakterin tim, por gjëra të tilla ndodhin. Kam folur personalis­ht edhe me Leonardon, madje këtë vendim ia kam komunikuar që të shtunën në mëngjes, menjëherë pas ndeshjes me Palermon. Në futboll është gjithmonë që dikush paguan, prandaj le të themi se në këtë rast Bonuçi ishte i pafat. Nëse do të kishte qenë skena e parë e nervozizmi­t sivjet nuk do të kishte paguar ai, por u bënë pak si shumë të tilla reagime, ndaj Leonardo do të vuajë për të gjithë skuadrën. Gjithsesi, kjo çështje mbyllet me kaq, - vazhdon Alegri që më pas ndalet te ndeshja me Porton. - Çfarë më tremb nga kundërshta­ri? Nuk mund të them dot asgjë, por jemi Juventusi dhe nuk i frikësohem­i askujt. Madje, kjo është një ndeshje që duhet ta fitojmë me çdo kusht. E kam studiuar Porton, një skuadër që në shtëpi luan ndryshe, është shumë më ofensiv, por pa e humbur kurrë balancën në fazën difensive. Do të jetë një takim mjaft i fortë, por në të njëjtën kohë edhe spektakola­r".

Flet edhe Bufon - Për sa i përket portierit dhe kapitenit bardhezi, ai mbështet zgjedhjen e trajnerit: "Ajo që unë di të them është se Bonuçi është një person me një personalit­et të fortë, prandaj ai do ta pranojë pa mëri faktin që të sakrifikoh­et në emër të

skuadrës. Leo është një djalë inteligjen­t, i cili, edhe pse do ta mungojë, do të na mbështesë nga tribuna, njësoj sikur të ishte në fushë. Porto? Do të jetë një tjetër duel i bukur me Kasijasin. Iker është një mik, por unë dhe shokët e mi do të bëjmë të pamundurën që ta mposhtim, atë dhe Porton".

 ??  ??
 ??  ?? Reagimi i ashpër i Alegrit ndaj Bonuçit kundër Palermos
Reagimi i ashpër i Alegrit ndaj Bonuçit kundër Palermos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania