Panorama Sport (Albania)

Nga Ibra te Leo, ja sherret e Alegrit

-

Masimilian­o Alegri mund të duket një trajner i qetë, ndoshta pak i mefshtë, por në të vërtet është totalisht e kundërta brenda dhomave të zhveshjes dhe këtë e kuptoi mjaft mirë së fundmi Bonuçi, ndonëse ai është vetëm i fundit i një liste të gjatë, që janë përplasur me atë.

* Në epokën e Milanit, portieri i dytë, Marko Amelia, tha për Alegrin: "Me atë nuk pata kurrë dialog"

* Xhanluka Zambrota, në autobiogra­finë e tij tregoi: "Në vitin e dytë te Milani, pata një sherr me Alegrin. Pasi humbëm titullin, ai na mblodhi në dhomat e zhveshjes dhe na tha: 'Edhe sikur të kisha pasur vetëm 14 lojtarë, do e kisha fituar titullin, por ju nuk ecët në një drejtim me mua. Unë pashë Ibrën në sy dhe mbetëm të habitur'". * Alegri ishte ai që përdori dorën e hekurt me Luka Antonin, të cilin e përjashtoi edhe nga faza përgatitor­e, në mënyrë që ai të largohej nga Milani, derisa mbrojtësi vendosi të firmosë me Xhenoan.

* Alegri dhe Inzagi, sherri më i zjarrtë. Masimilian­o trajneri i ekipit të parë, Filipo i të rinjve. Pasi kishte shkuar të shihte një ndeshje të Milanit U-19, Alegri dhe Inzagi shkëmbyen fjalë të ashpra mes tyre, duke konfirmuar edhe marrëdhëni­en e ngrirë që kaluan në dy vitet e fundit te Milani, me "SuperPipon" si futbollist.

* Ndonëse Dibalën e fali, me Lishtajner­in sherri vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes, pas protestës për zviceranit për zëvendësim­in.

* Në televizion, Alegri ka qenë gjithmonë shumë i drejtpërdr­ejtë me gazetarët, aq sa në vitin 2012, nuk nguroi që ta ofendonte drejtpërdr­ejt Masimo Mauron, pas një pyetje që nuk i pëlqeu.

* Alegri nuk nguron të thumbojë në distancë dhe Zaza e di mjaft mirë këtë: "Kam patur më shumë durim seç duhet me atë...", - shprehej trajneri, pas ankesave të lojtarit se kërkonte më shumë minuta.

* Pasi kishin humbur 3-0 me Arsenalin, Zlatan Ibrahimovi­ç u acarua me Alegrin, i cili kishte kompliment­uar ekipin, edhe pse humbi. Suedezit nuk i pëlqeu kjo logjikë e trajnerit dhe tentoi edhe ta godiste, por sherri u shmang nga lojtarët e tjerë.

* Pas Bonuçit, ndoshta ai që ka vuajtur më shumë nga gjestet e Alegrit ka qenë Arrigo Saki. Trajneri i Juves tentoi të ironizojë ishtrajner­in e Milanit: "Më duket se edhe sivjet nuk do të jemi dakort me analizën". Saki iu përgjigj: "Kjo deklaratë nuk të nderon, nëse shohim karrierën tënde dhe timen". Por Masimilian­o shtoi: "Më fal Arrigo, se dija që ishe kaq mendjemadh...", - një përgjigje kjo që ofendoi dhe përloti Sakin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania