Panorama Sport (Albania)

Higuain: Finalja kalon nga Porto, Juve të jap Champions-in

"Dibala lojtar i madh, Kasijas më ngacmon shpesh"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Milionat që Juventu si pagoi te Napoli për të blerë kartonin e tij nuk i peshojnë mbi shpatulla. Madje, Gonzalo Higuain e ndien veten të privilegju­ar që "Zonja" e zgjodhi për ta ndihmuar që të fitojë Champions- in. "Pipita" zgjedh fenomenin Ronaldo si idhullin e tij, ndërsa thotë se me Dibalën mund të triumfojnë në Europë.

Higuain, keni luajtur ndonjëherë në shtëpinë e Portos?

Po. Kam luajtur disa herë. Kur isha te Napoli mbaj mend që na eliminuan, por ishte Europa Ligë. Kam luajtur edhe me Realin, por nuk e mbaj mend si doli ndeshja. Kanë stadium të bukur dhe skuadër shumë të fortë.

Flisni akoma me Kasijasin?

Ndonjëherë po. Herë të tjera më ka ngacmuar në rrjetet sociale, por kemi raport të mirë. Është gjithmonë bukur t'u shënosh portierëve të mëdhenj (qesh).

Në fillim luanit me të te Reali, ndërsa tani me Bufonin te Juventusi. Ju ka shërbyer?

Kur luan me më të mirët përmirësoh­esh shumë. Kjo është logjike. Kushdo që është të mëson diçka. Bufon është një njeri që ka fituar gjithçka dhe stërvitet si të ishte fëmijë.

Është kjo gjëja speciale te Juventusi?

Të fitosh nuk është e rëndësishm­e në këtë skuadër, të fitosh është e vetmja gjë që vlen. Nuk është thjesht një frazë, por një themel mbi të cilin është ndërtuar e gjithë kjo skuadër. Aty shkon në një mënyrë dhe ndryshon menjëherë. Kërkojnë të përmirësoj­në pikën tënde të dobët. Ndiheni juventin tani? Ndihem i lumtur, për ngrohtësin­ë që më japin shokët e skuadrës, tifozët, drejtuesit dhe qyteti. Ndihem pjesë e tyre dhe kuptoj që kam bërë zgjedhjen e duhur.

Juventusi ka fituar prej 5 vitesh në Itali dhe tani kërkon Champions-in. Ju keni kushtuar 90 milionë euro. Mendoni që do t'ju fajësojnë në rast se nuk triumfoni?

Nuk ndiej asnjë presion. Për mua është privilegj që mendoj dhe të di se më kanë

blerë për t'i ndihmuar që të fitojnë në Europë.

Mendon që mund t'ia dilni? Mund të shkojmë deri në fund, por duhet të jemi të qetë. Ju jeni i qetë?

Jam 29 vjeç dhe kam gjetur qetësinë mentale të munguar prej kohësh në jetën time, në punë dhe jashtë saj. Tani luaj në një skuadër që do të luftojë për Champions-in, një qytet të bukur, në të cilin nuk resht së shëtituri.

Me modulin e ri që po përdor Alegri nuk po ndaleni.

Është rastësi. Unë shënoja edhe më parë, por thjesht më duhej të përshtates­ha me

ekipin e ri. Ishte hera e parë që luaja me këtë modul. Nuk e di nëse do të luajmë kështu edhe në Champions, por vendos trajneri.

Cila është gjëja më e rëndësishm­e për një sulmues?

T'i shmangesh mbrojtësit kundërshta­r. Punoj shumë për këtë gjë edhe në stërvitje.

Kapelo ka thënë se kopjonit lëvizjet e Raulit.

Kam mësuar shumë nga ai, por edhe nga Van Nisterloi, Kasano dhe Ronaldo. Kur je 18-19 vjeç dhe luan me kampionë, sigurisht që mëson.

Cili ishte modeli që keni

ndjekur?

Ronaldo, braziliani. Ai ishte më i forti nga të gjithë. Kam parë vetëm videot e tij, por nuk e imitoja dot. Ishin të vështira (qesh).

Çfarë talenti ka Dibala? Di të lexojë shumë mirë ndeshjen dhe e sheh futbollin siç bëjnë veteranët. Nuk më pëlqen ta krahasoj me Mesin, sepse ai do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë. Duhet ta lëmë të qetë.

Dibala dukej në krizë përpara ndeshjes me Palermon.

Ne sulmuesit paguhemi për të shënuar, por futbolli i ka edhe këto momente. E

rëndësishm­e është që të flasin të tjerët për ty.

Higuain- Dibala, është dyshja më e mirë e Champions-it?

Pyetje e vështirë. Nuk mund të përgjigjem unë për këtë, sepse në Europë ka edhe të tjerë më të mirë se ne. Ne duhet të bëjmë maksimumin për të fituar Champions-in.

Si është të luash në stadiumin e Juventusit?

Diçka spektakola­re. Futesh në stadium dhe sheh pankarta me Zidanin, Platininë, Del Pieron dhe i thua vetes: Si mund të mos japësh shpirtin në fushë sot?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania