Panorama Sport (Albania)

Zidan: Mundim Valencian dhe i shkëputemi Barçës

"E kuptoj Iskon që kërkon të largohej në fund të sezonit"

-

Reali i Madridit do të ketë mundësinë që të shtojë diferencën ndaj ndjekësve të Barcelonës në +4 pikë, kur do luajnë sot në transfertë ndaj Valencias, si ndeshje e prapambetu­r. Trajneri Zinedin Zidan nuk do hap fals, duke theksuar se vlejnë vetëm rezultatet dhe jo forma e kundërshta­rit. Më tej, ka komentuar edhe dëshirën e Iskos për t'u larguar, duke pranuar se është diçka e logjikshme...

Si e prisni ndeshjen me Valencian?

Në këtë fazë të kampionati­t nuk ka më asnjë ndeshje të lehtë. Kundër Valencias do jetë e vështirë, edhe për shkak të nevojës së tyre për të marrë rezultate pozitive. Ne po kalojmë një formë të mirë fizike, por kjo nuk na garanton suksesin. Për këtë arsye, duhet të jemi të përqendrua­r dhe të japim maksimumin.

Sa rëndësi ka një fitore në këtë transfertë?

Janë vetëm tri pikë dhe asgjë më shumë. Na duhet të shtojmë diferencën ndaj ndjekësve në renditje, në mënyrë që të mos jemi shumë nën presion. Në kampionat vlejnë pikët, pak rëndësi ka se cila skuadër është përballë.

Keni planifikua­r të bëni rrotacion?

Kur ka nisur sezoni, unë e kam thënë që në dispozicio­n kam 23 titullarë dhe kam nënkuptuar se të gjithë janë të nivelit për të luajtur nga minuta e parë. Edhe nëse vendos të bëj ndryshime në formacion, kjo nuk do të thotë se do zbehet forca e Realit. Përkundraz­i, do luajnë ata që janë në një formë më të mirë.

Isko ka dyshime për të rinovuar kontratën me Realin. Si e komentoni?

E kuptoj. Ai është një lojtar me një kualitet shumë të lartë, por luan 20-25 ndeshje në sezon. Sigurisht që meriton dhe kërkon të luajë më tepër, por në një klub si Reali dihet që rivaliteti është shumë i fortë. Unë si trajner duhet të bëj zgjedhjet e duhura, të cilat konkretizo­hen me fitimin e trofeve.

Mendoni se ju ndihmon

fakti që Barcelona është në krizë?

Nuk janë në krizë. Mjafton kaq si përgjigje.

Do të jetë titullar Garet Bejli kundër Valencias?

Nuk e kam vendosur akoma.

Do vazhdojë të luajë

Ronaldo si lojtar krahu, apo do ta spostoni në qendër?

Aty ka luajtur gjatë gjithë jetës. Ai është një lojtar i shkëlqyer, që mund të luajë në çdo pozicion. Por, nëse ka shënuar 400 gola si futbollist krahu, atëherë nuk kam arsye për të bërë ndryshime.

Hames Rodrigez po mendon që të qëndrojë edhe pas këtij sezoni...

Më vjen mirë. Po kalon një moment pozitiv dhe po tregon që mund të japë kontribut shumë të rëndësishë­m me ne.

Ju penalizon kalendari i ngjeshur?

Ne jemi të vetëdijshë­m që, në këtë fazë të kampionati­t, do ketë ndeshje radhazi dhe kjo është arsyeja që mundohemi të bëjmë rrotacion, apo të menaxhojmë energjitë. Gjithçka varet nga mënyra se si i trajtojmë ndeshjet, duke menduar vetëm tek ajo pasardhëse.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania