Panorama Sport (Albania)

Milani, 100 mln € për Moratën

Më 3 mars, kinezët marrin kontrollin e klubit, do të mbulojnë humbjet e sezonit aktual

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Kinezët që pritet të marrin kontrollin e Milanit duan që të prezantohe­n me një blerje të bujshme, pasi jo më kot kanë bërë me dije se për merkaton e verës do të vendosin në dispozicio­n të klubit plot 130 milionë euro për merkaton. Lajmin e bëri dje me dije "Gazzetta dello Sport", sipas së cilës "Sino Europe Sport" ka përpiluar edhe listën e preferenca­ve.

Finalizimi i famshëm - Edhe pse shumë janë skeptikë, "SES" do të kontrolloj­ë plotësisht Milanin brenda 3 marsit. Më 1 mars, Milani ka paralajmër­uar mbledhje të asamblesë së ortakëve, ndërsa dy ditë pas do të ketë një tjetër mbledhje ku do të zyrtarizoh­et kalimi i Milanit nga duart e Berluskoni­t tek ato të kinezëve. Këta të fundit në datën e caktuar do të derdhin 320 milionë eurot e mbetura "Fininvest"- it ( kjo shumë u shtohet 200 milionëve të dhëna pak muaj më parë). 70 milionët e këstit të parë do të shërbejnë

për mbylljen e humbjeve të Milanit në këtë sezon. "SES" lajmëroi se do të japë 100 milionë euro për të mbyllur humbjet e Milanit në këtë sezon ( vlerësohen rreth 70 milionë euro). Shifra e mbetur

( 30 milionë euro) nuk mjafton për të forcuar Milanin dhe për këtë arsye kinezët janë gati t'i shtojnë edhe 100 milionë euro të tjera.

Lista - Në listën e merkatos së drejtuesve të "SES" janë

shumë emra sulmuesish. Flitet se dy prej tyre shikohen me shumë përparësi. Kështu, kinezët vitin që vjen duan që të prezantohe­n duke blerë njërin mes Alvaro Moratës dhe PierrEmeri­k Aubamejang.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania