Panorama Sport (Albania)

Katër sekretet që fshihen pas "ringjallje­s" së Interit

Pioli ka ndërhyrë aty ku kishte më shumë nevojë

-

Fitorja kundër Bolonjës tregoi se Interi është gati për të nisur një cikël të ri. Përballë ekipit të Donadonit, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli tregoi se është e fortë fizikisht, psikologji­kisht dhe është e aftë të prodhojë lojë. Edhe pse e dinë fare mirë se kualifikim­i në Ligën e Kampioneve është i vështirë, ata po japin maksimumin në ndeshjet që i kanë mbetur për të tentuar sipërmarrj­en e madhe. Ashtu siç është thënë prej ditësh, grupit të lojtarëve u ka dhënë një dorë Stefano Pioli. Ai me katër lëvizje bëri që Interi të rikthehej edhe një herë në shina... Besim në vetvete - Pioli ishte i bindur se lojtarë si Kondogbia apo Zhoao Mario mund të ofronin më shumë krahasuar me paraqitjet që bënë kur Interin e drejtonte Mançini dhe De Bur. Për trajnerin italian skuadra e Interit ka shumë cilësi, prandaj dhe u mundua që përveç punës fizike që bëri me lojtarët, t'i përgatiste ata edhe në aspektin psikologji­k.

Identitet dhe qëndrueshm­ëri - Pas disa javësh eksperimen­timesh, Pioli vendosi që t'i jepte ekipit edhe një identitet taktik. Duke arritur

këtë, ai i lejoi mbrojtjes që të ishte më e qëndrueshm­e. Tani Interi luan me skemën 42-3-1 ose me një mbrojtje me tre lojtarë. Në 9 fitoret e arritura në dhjetë ndeshjet e fundit, Interi ka pësuar vetëm dy gola, ndërsa për 7 takime porta e Handës ka mbetur e

paprekur.

Vazhdueshm­ëri - Interi u ka dhënë vazhdimësi rezultatev­e pozitive pasi tani stërvitet më shumë. Me Piolin skuadra është mësuar që të fitojë dhe merr tri pikët edhe në ato takime që duken "të mallkuara". (Pa)Vartësia nga Ikardi -

Sul-

muesi argjentina­s mbetet lojtari kryesor i ekipit (ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 7 asiste), por tani Pioli ia ka lehtësuar shumë punët. Tani përgjegjës­itë janë ndarë te disa lojtarë dhe 23-vjeçarit nuk i është dashur të përballojë gjithçka i vetëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania