Panorama Sport (Albania)

Rrëfehet Sançes: Mamaja është “agjentja” ime

"Ja pse zgjodha 35-ën, do ndihmoj vëllanë me paratë e mia"

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Ai u vlerësua si loj tari i ri më i mirë i Europianit 2016. U shpall kampion Europe me Portugalin­ë, si dhe fitoi titullin e 35-të me Benfikën. Bëhet fjalë për talentin portugez, Renato Sançes, i cili u zbulua nga skautët e Bajernit para Europianit. Bavarezët paguan 35 milionë euro për shërbimet e tij, por nëse Sançes kor suksese të mëdha me Bajernin, Benfika do arkëtojë deri në 80 milionë euro nga kartoni i tij. 19-vjeçari nuk po integrohet dot ende te Bajerni. Gjatë një interviste gjatë emisionit "Os Amigos de Simao" në televizion­in portugez "SPORT TV+", Renato Sançes flet për vështirësi­të, numrin e tij të fanellës dhe familjen.

Sançes, si e përjetuat largimin nga Benfika?

Nuk më kujtohet se kur kam qarë për herë të fundit. Natyrisht, ishte një vendim shumë i vështirë për mua, sepse kisha shumë miqësi. Por, nëse ti si lojtar kërkon më shumë nga vetja dhe dëshiron të luash në nivele më të larta, atëherë do ndërmarrës­h të tilla iniciativa në karrierë. Unë bëra aq sa mundja. Do të më pëlqente të qëndroja në Lisbonë, sepse jam fans i Benfikës, por ika për arsye se doja gjëra të tjera. Nuk është e thjeshtë të largohesh në një vend tjetër në moshën time, prandaj e vuajta shumë divorcin.

Te Benfika mbanit numrin 85 në fanellë. Pse zgjodhët 35ën te Bajerni?

Te Benfika mbaja numrin 85, për shkak të numrit 8 si mesfushor. Më pëlqeu shumë ai numër, prandaj e zgjodha. Në Bundesligë lejohen deri te numri 40. Edhe 35 që zgjodha ka një kuptim. Kisha në mendje Benfikën në atë moment. Me të fitova titullin e 35-të në kampionat, prandaj zgjodha këtë

numër.

Jeni përshtatur në Mynih? Këtu nuk është aq e thjeshtë. Por, tani jam në gjendje të mbështes dhe ndihmoj familjen dhe vëllanë tim. Largimi në një shtet tjetër ka qenë i dhimbshëm për mua. Në Mynih ha më shumë salsiçe sesa bifanas (sanduiç tipik portugez me mish gici).

Gjuha e huaj ka qenë problem për ju?

Flas pak gjermanish­t dhe jo shumë mirë anglisht. Fjalët e para që kam mësuar këtu janë "Danke" ( faleminder­it) dhe "Guten Morgen" (Mirëmëngje­si). Për këtë arsye kam më shumë komunikim me shokët që flasin portugalis­ht si Rafinja, Tiago apo Kosta. Në ndihmë

më kanë ardhur shumë Riberi dhe Alaba. Përpiqem të përshtatem dhe besoj se do ta kaloj me sukses këtë sfidë.

E ndjeni mungesën e prindërve?

Babai im në shumë momente nuk më është ndodhur pranë, por ai është një prind i mirë për mua. Mamaja ka dhënë gjithçka për mua. Pa

ndihmën dhe përkushtim­in e saj, nuk do të isha këtu sot. Suksesi im është falë durimit dhe mundimit të saj. Ajo është “agjentja” ime. Unë nuk marr vendim i vetëm. Më duhet patjetër mendimi i saj. Dua shumë të ndihmoj si vëllamë dhe nipërit. Dua që ata të mos e harxhojnë kohën duke dalë rrugëve. Futbolli është një sport që të vjen në ndihmë dhe të mbush me pozitivite­t. Nuk do lejoj që ata të vuajnë. Do t'u vij në ndihmë me të ardhurat e mia.

Pas transferim­it në Mynih keni zhvilluar 17 ndeshje. Nuk keni shënuar asnjë gol dhe s'keni dhënë asnjë asist. Ndiheni nën presion?

Unë erdha në Mynih për ta ndihmuar sa më shumë ekipin. Përpiqem të jap më të mirën në stërvitje. Muajt e parë ishin shumë të vështirë, por këtë vit do të jem pjesë integrale e ekipit. Çdo gjë ka kohën e vet. Jam në gatishmëri të trajnerit dhe klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania