Panorama Sport (Albania)

Federata e fal, Ançeloti “gjobë” vetes

Trajneri i Bajernit të Mynihut i shpëton dënimit nga Disiplina, dhuron për bamirësi 5 mijë euro

-

Mbyllet çështja e "gishtit të mesit"! Ky gjest antisporti­v i Karlo Ançelotit shërbeu si kundërpërg­jigje ndaj tifozëve të Hertës, të cilët ofenduan trajnerin e Bajernit, teksa po zbriste shkallët e stadiumit. Federata gjermane hetoi zyrtarisht mbi këtë çështje. Strategu italian dha dëshminë e tij me shkrim ditën e hënë para anëtarëve të Komisionit të Disiplinës. Si përfundim, komisioni hoqi dorë nga dënimi dhe çdo pasoje për gjestin antisporti­v të Ançelotit. Por, 57-vjeçari italian e pa të arsyeshme si detyrim moral të paguante diçka në formë falënderim­i. Ai pagoi 5 mijë euro në formë bamirësie në llogari të fondacioni­t të bamirësisë së federatës "Sepp-Herberger". Këtë lajm e bëri zyrtar si sajti i federatës gjermane, ashtu edhe i klubit bavarez. "Ne duhet ta pranojmë si të mirëqenë reagimin e trajnerit tonë kundrejt sulmit me pështymë të tifozëve. Ishte një reagim emocional, i pranueshëm dhe njerëzor nga këndvështr­imi ynë. Pas dëshmisë dhe qëndrimit të Ançelotit para Komisionit të Disiplinës, u vendos që çështja të mbyllet. Për shkak të gjestit të tij, Ançeloti do të dhurojë për bamirësi 5 mijë euro në llogari të fondacioni­t të federatës", shkruan zëdhënësi për mediat në sajtin bavarez. Ndërkohë, në media u përfol për një gjobë ose një pezullim. Ishin pikërisht kamerat e televizion­it "ZDF" që kapën mat Ançelotin gjatë përplasjes verbale me tifozët në tribunën VIP. Duke qenë se stadiumi i Hertës nuk dispononte kamera në pjesën e sipërme, federata i besoi fjalës dhe qëndrimit të Ançelotit. "Xhentëlmen­i" italian njihet për qetësinë dhe sinqeritet­in e tij. Ai nuk i druhej aspak dënimit, prandaj e justifikoi gjestin e tij me 5 mijë euro, duke treguar një anë tjetër të medaljes nga ana sociale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania