Panorama Sport (Albania)

Fetel: Ferrari është për titull

"Pas tri apo katër garave, do të kemi një pasqyrë më të qartë se ku mund të arrijmë"

- OLGERT SERANI

Tifozët do të duhet të presin 24 shkurtin për të parë Ferrarin e ri. Por, pas një viti zhgënjyes si 2016-ta, Sebastian Fetel është i bindur se makina do t'i ketë të gjitha shanset për të luftuar për titullin botëror, pas një pritjeje që zgjat prej 10 vitesh. "Kur shoh sezonin e kaluar, - ishin fjalët e pilotit gjerman, - jam i bindur se si Ferrari edhe unë jemi në drejtimin e duhur". Në intervistë­n e dhënë për javoren "SPEEDWEEK", piloti i "kokëkuqes" shtoi: "Unë jam i bindur se ne do të arrijmë objektivat e dëshiruara. Kam ende shumë besim në projektin tim për t'u shpallur kampion bote me Ferrarin dhe shpresoj ta realizoj". Në fakt, Fetel nuk ka preferuar të bëjë

parashikim­e me hapat e para të njëvendësh­es së re. "Ne e kemi nisur vitin me rregulla të reja, një aerodinami­kë të re, goma të gjera, që përkthehet në shpejtësi më të madhe në kthesa. Mendoj se, pas tre apo katër garave, do të kemi një pasqyrë më të qartë se ku mund të arrijë çdo makinë apo pilot", deklaroi kampioni i katërfisht­ë i botës në Formula 1 ( 2010, 2011, 2012, 2013) dhe tashmë synon "manitën" në karrierë. Sezoni i tretë te Ferrari vjen pas vendit të katërt të arritur një vit më parë, ku titulli kampion shkoi për bashkëkomb­ësin te Mercedesi, Niko Rosberg, i tërhequr tashmë nga Formula 1.

Shumaker Jr. - Ferrari nuk e ka fshehur interesimi­n për shërbimet e Shumaker Jr. për t'iu bashkuar programit në Akademinë e saj. Mik, pinjolli i shtatë herë kampionit të botës Mikael Shumaker, ka impresionu­ar me performanc­ën e tij në këtë start të karrierës në garat me makina. Ai zuri vendin e dytë në "ADAC Formula 4" dhe F4 italiane me Preman. Këtë vit, ai do të bëjë debutimin e tij në F3. Një nga drejtuesit e Akademisë së Ferrarit ( FDA), Masimo Rivola, konfirmoi se po e ndjekin me vëmendje ecurinë e djaloshit. "Këtë vit ne do të kemi mundësi më tepër për të qëndruar shumë afër Mikit, sepse ai do të jetë shok skuadre te Prema me Zhou. Për të ardhmen e tij, unë nuk e di se çfarë do të vendosë ai. Por, nëse ai do të donte të bëhej pjesë e programit të FDA-së, ai do të jetë i mirëpritur". Sipas Rivolas, Shumakeri është shumë i ri dhe do të duhet të menaxhojë edhe presionin shumë të madh mediatik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania