Panorama Sport (Albania)

Lekaj: Ndaj Apolonisë nuk do ta kemi të lehtë

Trajneri i shkodranev­e kërkon impenjim maksimal

-

Vllaznia e ka të qartë objektivin: kërkon fitimin e Kupës së Shqipërisë. Për trajnerin e Vllaznisë, Nikolin Lekaj, gjithçka është gati dhe përballja ndaj Apolonisë pritet me interes. "Natyrisht që e presim me interes këtë ndeshje. Vllaznia prej kohësh është bërë gati dhe pret me qetësi finalen e Kupës. Skuadra jonë prej një jave ndodhet e grumbullua­r dhe vajzat janë përqendrua­r maksimalis­ht te kjo ndeshje. Patjetër që jo vetëm futbollist­et, por edhe ne si staf teknik dhe vetë presidenti i kanë kushtuar vëmendje finales së Kupës, sepse është një trofe dhe një objektiv i rëndësishë­m për ne. Është një sfidë të cilën as nuk e kemi nënvlerësu­ar dhe as nuk e kemi mbivlerësu­ar, por i kemi kushtuar vëmendjen që meriton. Ne çdo ndeshje e shohim në këtë mënyrë, sepse në të kundërt do të kishim gabuar. Apolonia nuk është rastësisht në finale, ndërsa është një ekip që ka njohur rritje këto kohët e fundit", shprehet trajneri Nikolin Lekaj. Sipas teknikut Lekaj, ekipi i tij është përgatitur intensivis­ht në seancat stërvitore për të arritur fitimin e trofeut. "Vajzat ndodhen në një gjendje të mirë sportive dhe krejtësish­t të gatshme për sfidën finale ndaj ekipit fierak. Përveç aspektit fizik, një vëmendje i është kushtuar edhe lojës taktike e teknike për të arritur fitimin e ndeshjes finale ndaj Apolonisë. Patjetër që Vllaznia ka eksperienc­ë më shumë se të gjitha ekipet në ndeshja të tilla, por kjo s'do të thotë

asgjë për ne, përkundraz­i, na bën që të punojmë më shumë. Sa u përket dëmtimeve të mundshme, nuk kemi probleme dhe ekipi është i plotë në prag të përballjes finale me Apoloninë", shprehet tekniku Lekaj. I pyetur nëse Vllaznia e ka të lehtë këtë përballje, Lekaj nuk mendon në këtë mënyrë. Senad Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania