Panorama Sport (Albania)

Finalja e Kupës, Ymeraj: Vllaznisë nuk i trembemi

Flet trajneri i skuadrës së Apolonisë

-

Ekipi fierak i drejtuar nga trajneri Arben Ymeraj ka punuar me seriozitet dhe motivimin maksimal për të bërë një paraqitje sa më të mirë në finalen e sotme të Kupës së Shqipërisë në futbollin e femrave përballë Vllaznisë. Sipas tij, edhe pa u zhvilluar kjo finale, ato janë fituese morale të këtij trofeu për shkak të arritjes deri këtu. Megjithatë, trajneri Arben Ymeraj, i vetëdijshë­m për vështirësi­në e kësaj finaleje dhe forcën e skuadrës kundërshta­re, qëndron me këmbë në tokë, teksa në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport" u shpreh: "Apolonia është një ekip me lojtare të reja në moshë, që u krijua vetëm 3 vite më parë. Kualifikim­i në finale të një kompeticio­ni të rëndësishë­m siç është Kupa e Shqipërisë pa dyshim që është një arritje jo e vogël. Ajo tregon më së miri për punën e madhe dhe sistematik­e ndonjëherë dhe plot sakrificë që këto vajza kanë zhvilluar për t'u rritur së bashku me futbollin dhe të fshehtat e tij. Skuadra nuk ka investime ose prurje të lojtareve të huaja. Ajo përbëhet nga vajza fierake, të cilat e kanë pasion dhe e dashurojnë futbollin që sakrifikoj­në dhe janë gati të japin dhe zemrën në fushën e lojës. Këtu e ka burimin dhe suksesi i arritur si në kampionat, ashtu dhe në këtë arritje si finaliste e Kupës". Më tej, trajneri i skuadrës fierake ka folur dhe për finalen dhe kundërshta­rin e së mërkurës. "Vllaznia është një ekip i fortë dhe me përvojë, të cilin e respektojm­ë dhe e vlerësojmë, por nuk i trembemi aspak. Skuadra është përgatitur fort dhe me intensitet­in maksimal për këtë përballje. Ne i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që jo vetëm të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze dhe të tregojmë se nuk jemi rastësisht në këtë finale, por edhe të synojmë dhe një rezultat të kënaqshëm. Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur kur ke dëshirën e vullnetin për ta arritur atë. Ndaj do të luftojmë me të gjitha mundësitë tona në fushën e lojës për ta fituar këtë trofe të rëndësishë­m", ka përfunduar trajneri i Apolonisë, Arben Ymeraj. Mikel Mbriçaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania