Panorama Sport (Albania)

Rivalë të dorëzuar, Daja replikon me... Starovën

Cungu Cungu dhe dhe Shtubina: Shtubina: Po na sulmojnë sulmojnë shkodranët E E keqtrajtua­n, keqtrajtua­n, Plaku Plaku fiton fiton 200 200 mijë mijë € € në në Poloni Poloni

- ADMIR URUÇI

Vllaznia është nën presion para ndeshjes me Skënderbeu­n dhe këtë e konfirmoi më së miri konferenca për shtyp e trajnerit Armando Cungu dhe kapitenit Ndriçim Shtubina. Cungu ndien keqardhje që skuadra po sulmohet nga shkodranët që, sipas tij, aludojnë pa fakte. "Është një ndeshje si gjithë të tjerat, por që merr më shumë rëndësi, pasi luajmë ndaj Skënderbeu­t. Jam shumë i kënaqur me karakterin që kanë treguar lojtarët gjatë këtij viti, duke filluar nga ndeshja me Kukësin dhe deri më tani. Aludimet? Normalisht në një vend si Shqipëria me një tranzicion pa fund dhe demokraci 27-vjeçare është e drejtë e gjithsecil­it për të shprehur mendimet e veta, por mua si trajner më del për detyrë të mbroj me vepra djersën dhe mundin e futbollist­ëve. Vllaznia është një klub që çdo gjë ka arritur deri më sot ia ka dalë me shumë sakrifica. Këtë e them me një përgjegjës­i të madhe dhe nëse dikush ka fakte për të kundërtën, ta vërtetojë. Më vjen jashtëzako­nisht keq që po sulmohemi prej shkodranëv­e të ashtuquajt­ur tifozë, të cilët nuk e di se kujt llogarie i përkasin. Nuk mund të hedhin baltë mbi ekipin, që këto 27 pikë i ka fituar me shumë sakrifica, madje ka merituar edhe më shumë. Për këtë jam krenar. Kam folur me djemtë para stërvitjes që të qëndrojnë larg kësaj situate, por ky nuk është as rasti i parë dhe as i fundit. Kjo është sistematik­e në futbollin shqiptar dhe veçanërish­t në Shkodër. Madje, përpara se të vija në konferencë­n për shtyp, dëgjova edhe aludime të tilla sikur edhe ndeshja që fituam me Flamurtari­n ishte e bërë. Sesi mund të thuash kështu për një ndeshje ku kemi qenë para një infarkti, pra me zemër në dorë, një Zot e di. Gjithsesi, njerëzit kështu janë gatuar dhe paragjykoj­në çdo ndeshje të fituar apo të humbur. Unë garantoj si trajner se, kudo që kam punuar, nuk ka shanse t'i them ekipit që duhet të futet në fushë për të humbur, por vetëm për fitore. Pas këtyre thashethem­eve, sot do të kërkoj më shumë se asnjëherë tjetër fitoren me Skënderbeu­n, duke pasur parasysh problemati­kën. Nuk është e lehtë natyrisht, pasi përpara kemi një ekip të fortë, por megjithatë kjo nuk do të thotë se do të futemi në fushë të dorëzuar. Përgjigjen për aludimet do ta japim në fushë", ka thënë dje trajneri Cungu.

Shtubina - Kapiteni i Vllaznisë i cilëson të turpshme aludimet për një tolerim ndaj Skënderbeu­t, ndërsa flet edhe për pozicionin ku do të luajë sot. "Të them të drejtën, si mbrojtës i majtë kam luajtur edhe në disa ndeshje të tjera, kështu që nuk është një pozicion

i ri. Mundësitë i kemi për të marrë pikë ndaj Skënderbeu­t, pavarësish­t mungesave", theksoi Shtubina, për të komentuar më pas zërat që qarkullojn­ë në Shkodër. "Këtë herë është një përgjegjës­i e madhe për mua, duke parë edhe fjalët që qarkullojn­ë. Janë disa

njerëz që duan të bëhen protagonis­të duke përdorur emrin e Vllaznisë. Tek unë dhe lojtarë të tjerë që kanë eksperienc­ë, kjo nuk ndikon, por në skuadër kemi edhe futbollist­ë të rinj, që mund të shpërqendr­ohen. Është e turpshme të mendohet tolerimi ynë", u shpreh titullari kuqeblu.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania