Panorama Sport (Albania)

Mazrekaj braktis stërvitjen, bëhet çështje te Partizani

Ramadani u jep zemër “demave”: Në Kukës vendos Ekuban ose Trashi

- ABDULLA DUSHKU

Mentor Mazrekaj ishte menduar se do të ishte përforcimi më i madh i Partizanit në pjesën e dytë të sezonit, duke ditur se mesfushori kthehej pas një dëmtimi të gjatë. Periudha përgatitor­e në Antalia këtë imazh dhuroi, por katër javët e para të fazës së tretë të kampionati­t kanë dhuruar një panoramë tjetër në lidhje me Mazrerkajn. 28-vjeçari është në sezonin e katërt me Partizanin, por veç talentit në fushë, ai është përmendur shumë për karakterin e tij të vështirë dhe mënyrën e sjelljes. Përveç sezonit 2014-2015, ku ekipi u përgatit nga trajneri Shpëtim Duro, në edicionet e tjera nuk kanë munguar bëmat e mesfushori­t, i cili dje sërish është kthyer në një çështje te Partizani. Në derbin e fundit ai luajti vetëm në 45 minuta e para dhe më pas u zëvendësua, pasi rendimenti i tij në fushë nuk qe ai i pritshmi. Në derbi, Mazrekaj nuk arriti të bënte diferencën, kështu që trajneri Starova e la në dhomat e zhveshjes në përfundim të pjesës së parë. Duke ditur këtë situatë, por edhe faktin se ai nuk do të ishte titullar për ndeshjen me Kukësin, Mazrekaj dje ka dhënë shkëndijat e një ftohjeje me stafin teknik dhe trajnerin Starova, pasi seancën e ka ndjekur nga shkallët e kompleksit stërvitor. Përpara fillimit të seancës së djeshme, Mazrekaj fillimisht është futur në fushë duke bërë pasime me Bathën. Por në momentin që brenda fushës stërvitore ka hyrë trajneri Starova, ai u largua nga terreni stërvitor duke qëndruar te shkallët e tribunës. Më pas, pranë tij është afruar drejtori sportiv i Partizanit, Edmond Haxhia, i cili ka nisur të bisedojë me atë. Nga

ajo që u la të kuptohej ishte se mërzia e lojtarit kishte të bënte me faktin se ai nuk do të ishte titullar në ndeshjen me Kukësin. "Ti luajte mirë ndaj Tiranës dhe je një lojtar mjaft i mirë. Pavarësish­t kësaj, duhet të jesh te skuadra", iu drejtua Haxhia Mazrekajt, që u mundua ta zbuste situatën. Ndërsa

mesfushori iu përgjigj kështu drejtorit Haxhia: "Nuk jam ende në formë. Do vazhdoj të bëj vetëm stërvitje dhe kur ta ndiej veten në formë do të kërkoj të futem në formacion". Rikthimi i çështjes "Mazrekaj" tregon se Partizani nuk e ka harmoninë e duhur për të shkuar drejt fitimit të titullit kampion.

 ??  ?? Mazrekaj duke ndjekur seancën e djeshme nga tribuna
Mazrekaj duke ndjekur seancën e djeshme nga tribuna
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania