Panorama Sport (Albania)

Ranieri: Më vranë ëndrrën, por jo historinë

Italiani përshëndet: Më vranë ëndrrën, por jo historinë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

‘ Të enjten, ëndrra ime u vra". Me këto fjalë e përcolli shkarkimin e tij nga Leiçesteri, Klaudio Ranieri, me anë të një komunikate për shtyp të drejtuar të gjithë organeve të medias. "Ëndrra ime ishte ajo që të qëndroja te Leiçesteri pas euforisë së fitores së Premier Ligës. Është klubi që dua dhe do ta dua përjetë, por fatkeqësis­ht jam shumë i trishtuar që nuk do të mund ta realizoj ëndrrën time. Gjithsesi, nëse më vranë ëndrrën, ata nuk mund ta vrasin dot historinë. Prandaj, unë dua të falënderoj fillimisht klubin, sepse përjetuam vërtet një aventurë të pabesueshm­e, por në të njëjtën kohë edhe gazetarët që raportuan dhe treguan për këtë histori fantastike të futbollit". Por, ndërsa trajneri italian përshëndes­te, media angleze është e bindur se me përjashtim të asistentit Paulo Beneti dhe përgatitës­it atletik, Andrea Azali, të cilët e ndoqën dhe u dorëhoqën pas Ranierit, media angleze është e sigurt se 65-vjeçari ka vuajtur një "Kalë Troje", i ndërtuar nga ndihmësit e tij të tjerë: Majk Stouel (përgatitës­i i trajnerëve) dhe, mbi të gjitha, Dejv Reni (shefi i fizeoterap­istëve), i cili futi në valle edhe Jon Rudkinin, drejtori sportiv i klubit, të cilët bashkuar edhe me klanin anglez të drejtuar nga Vardi, Drinkuotër e të tjerë, kanë qenë ata që për disa herë me radhë kanë kërkuar te presidenti "kokën" e trajnerit dhe më në fund ia arritën, pas disfatës në Ligën e Kampioneve, 2-1 në fushën e Sevijes. Pa dyshim që, nëse kjo konfirmohe­t si e vërtetë, është një gjë shumë e turpshme, diçka që "Mbreti Klaudio" nuk e meritonte, por në të njëjtën kohë, media angleze ka tentuar që të shtrojë edhe etapat që shtynë klubin për të marrë këtë vendim.

1) Humbja e mbretit të mesfushës, N'Golo Kante, ishte diçka që ai as nuk tentoi ta shmangte, por në të njëjtën kohë, fushata e merkatos së

Ranierit ishte fare e varfër, pasi ai kërkoi të ruante të njëjtin grup.

2) Një start shokues në Premier Ligë shoi shumë nga magjia e titullit kampion, duke humbur menjëherë me Hullin, por më pas edhe të ashtuquajt­urat të vogla si Sandërlend­i, Uest Bromuiçi dhe Uotfordi i morën me "shuplaka" kampionët.

3) Goleadat e pësuara në vazhdim ishin edhe më të rënda. Ajo 5- 0 në Champions ndaj Portos, edhe pse Leiçesteri e kishte fituar grupin si e parë, detyroi Ranierin të kërkonte falje publike, por ajo u pasua nga dy 3- 0 radhazi në dëm të Çelsit dhe Mançester Junajtid, të cilat lëkundën seriozisht themelet e perandoris­ë së Ranierit.

4) Në merkaton e janarit,

Ulloa u nervozua me trajnerin që nuk e la të largohej në merkaton e janarit, një "tradhti" e quajtur nga vetë lojtari, i cili mori mbështetje­n e klanit anglez, Vardi, Drinkuotër, Ollbrajton, por edhe të kapitenit Morgan, të cilët nisën betejën e tyre personale ndaj Ranierit, pasi ky i fundit e përjashtoi lojtarin nga ekipi.

5) Por, ndoshta, goditja më e madhe nuk ishte disfata në Champions, por eliminimi nga "FA Cup", nga ekipi modest i Milluollit, klub i kategorisë së tretë, pavarësish­t supremacis­ë numerike, për më shumë se një orë lojë. Dhe këtu, presidenti mori parasysh ankesat e lojtarëve të tij dhe priti humbjen e radhës, atë ndaj Sevijes, për të vendosur për shkarkimin e atij që do të dashurohet përjetë nga tifozët e "dhelprave".

 ??  ?? FQ.18-19
FQ.18-19
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania