Panorama Sport (Albania)

Juventusi bën rrotacion, Alegri: Bonuçi titullar

Pritet rrotacion masiv, gjysma e titullarëv­e do të pushojë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

“Bonuçi është një çështje e mbyllur. Leonardo pagoi për gabimin e tij, por për sfidën me Empolin është në dispozicio­n të ekipit". Masimilian­o Alegri rikthen qetësinë brenda grupit të tij, por, edhe pse nuk kërkon të zhbalancoh­et nëse lojtari do të jetë titullar ose jo, ai pranon se do të ketë një rrotacion të gjerë ndaj Empolit. "Nuk keni pse të shqetësohe­ni për Bonuçin. Unë, lojtari, por edhe drejtuesit e zgjidhëm këtë çështje me presidenti­n Anjeli. Gjëra të tilla gjatë vitit mund të ndodhin në dhomat e zhveshjeve ose në stërvitje, por jo përpara syve të të gjithë botës. Pastaj, kundër Portos luajtën Barzalji dhe Kielini, kështu që Bonuçi mund të kishte qëndruar jashtë edhe për zgjedhje teknike", - driblon livornezi. Për sa i përket ndeshjes së radhës, strategu bardhezi pritet të lërë pushim gjysmën e titullarëv­e që luajtën në Champions, duke nisur nga Bufon, Aleks Sandro, Lishtajner, Kielinin e Barzaljin, Khedirën, por me shumë mundësi edhe Higuainin. "Me Empolin është një ndeshje e rëndësishm­e, por duke parë që të martën kemi edhe gjysmëfina­len e parë të Kupës së Italisë, kundër Napolit, pranoj se do të lë pushim disa lojtarë. Edhe Higuain jashtë? Do ta vlerësoj këtë, por mund t'ju them se Khedira do të pushojë, - vazhdon 49-vjeçari, që driblon edhe pyetjen e radhës. - Tripletë dhe më pas largim i imi? Unë nuk di që të kemi fituar ende gjë dhe

nuk e bëj kaq të thjeshtë, apo të detyrueshm­e siç e kërkoni ju. Kampionati është ende i gjatë, në Champions nuk të mjafton një 2-0 për të avancuar, ndërsa në kupë do të kemi përballë Napolin. Por nëse doni ta dini, ndihem shumë komod te Juventusi, ndaj s'kam pse iki".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania