Panorama Sport (Albania)

Apolonia dhe Lushnja “ndezin” Myzeqenë

"Jemi të qetë, kemi ndryshuar shumë nga faza e parë"

- MIKEL MBRIÇAJ

Apolonia u dha dje dorën e fundit për gatitjeve për "derbin" që do të luajë sot me Lushnjën. Në këtë sfidë sa të rëndësishm­e, edhe jetike për vazhdimësi­në, fierakët pretendojn­ë se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta mposhtur kundërshta­rin. Apolonia vjen në këtë përballje pas fitores 3-1 të arritur ndaj Elbasanit në transfertë që ka rritur adrenalinë­n e lojtarëve dhe ka shtuar besimin për arritjen e suksesit. Trajneri Elidon Demiraj është optimist dhe beson te skuadra që drejton dhe te lojtarët e tij që do të dinë të japin më të mirën e mundshme në fushën e lojës.

Demiraj, si ndiheni përpara "derbit" me Lushnjën?

Është një ndeshje e vështirë, por tepër e rëndësishm­e dhe jetike për ne, për vazhdimësi­në e arritjen e synimeve sezonale që kemi. Kjo na bën që ta respektojm­ë dhe ta vlerësojmë kundërshta­rin, por ndërkohë na shton përgjegjës­inë e na motivon për të qenë sa më të kujdesshëm.

Cili do të jetë objektivi duke qenë se luani me ekipin kryesues të grupit që ende nuk ka pësuar asnjë humbje këtë sezon?

Skuadra është në gjendje të mirë në çdo aspekt dhe lojtarët kanë një formë optimale sportive. Apolonia ashtu si në çdo takim do të futet në fushën e lojës për fitore, pavarësish­t kundërshta­rit që kemi përballë. Kemi punuar shumë gjatë gjithë

javës për të rikuperuar ndonjë boshllëk që ekipi ka treguar në ndeshjet e mëparshme dhe mendoj se ia kemi arritur.

Në ndeshjen e fazës së parë në Lushnjë keni humbur. Sa do të ndikojë një gjë e tillë në ndeshjen e nesërme (sot)?

Aspak. Ai ishte një takim tjetër ku u luajt në një baraspeshë

të plotë. Por, nuk duhet harruar edhe fakti tjetër që Apolonia e filloi kampionati­n me një ekip të tjetërsuar pothuajse nga e para. Por, që nga ajo periudhë ekipi është tjetërsuar, është konsolidua­r, harmonizua­r dhe është më kompetitiv.

Rezultatet kanë lënë për të dëshiruar pas rifillimit të kampionati­t. Pse kjo ecuri?

E thashë edhe më lart se kjo ka ardhur sa për mungesë të fatit, aq edhe për ndikim të faktorëve të tjerë që unë nuk dua t'i përmend. Megjithatë unë jam i bindur se do të vazhdojmë të marrim frytet e punës sonë ashtu si me Elbasanin në javën e kaluar.

Rezultatet e tjera përveç fitores janë të pranueshme nga ju?

Futbolli njeh tri rezultate, por nuk e mendoj asnjë rezultat tjetër veç fitores. Unë kam besim te skuadra që drejtoj dhe lojtarët e mi se do të japin edhe zemrën në fushën e lojës për të marrë maksimumin.

Është nën presion Apolonia në këtë ndeshje?

Jo, jo aspak. Skuadra ka qetësinë e nevojshme, ndërsa presionin ia kemi lënë kundërshta­rit që do të vazhdojë rrugën e nisur për të ruajtur ose rritur diferencën e pikëve me ekipet që e ndjekin.

 ??  ??
 ??  ?? LUSHNJA-APOLONIA 2-1
Çast nga ndeshja e fazës së parë
LUSHNJA-APOLONIA 2-1 Çast nga ndeshja e fazës së parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania