Panorama Sport (Albania)

Fiton Bylisi, portieri i Sopotit dëmtim horror

Bejte thyen dorën, Renato Hyshmeri shënon dopietë

- LIRIDON PASHA

Bylisi mposht me lehtësi Sopotin me rezultatin 3- 0 dhe përkohësis­ht shkurton diferencën me Lushnjën kryesuese në tri pikë, kur kjo e fundit luan sot përballë Apolonisë në transfertë. Një lojë e kontrollua­r totalisht nga skuadra e Mërgjyshit, ku rezultati u zhbllokua vetëm fraksionin e dytë.

Ndeshja - Takimi ka nisur i shpejtë për ballshiotë­t, të cilët që në fillim janë zhvendosur në zonën kundërshta­re, ku tentojnë portën në disa raste me Izuçukukan, Hyshmerin dhe Shoshin, por pa rrezik për portierin Bejte. Loja zhvillohet vetëm në një portë, ku rastet për shënim nuk mungojnë. Raboshta ka një rast ideal, por e ekzagjeron me mbajtjen e topit dhe mbrojtja vendëse largon rrezikun. Në fraksionin e parë loja pati ritëm, ishte më e bukur, me shumë sulme dhe pak kundërsulm­e. Pjesa e dytë nis me dy zëvendësim­e të detyrueshm­e për Sopotin. Është fillimisht Muçollari, i cili, pas një dëmtimi në gjoks, nuk mundi ta niste fraksionin e dytë. Më pas, në të 53-ën portieri i Sopotit, Bejte, thyen dorën e majtë gjatë ndërhyrjes së tij ku përplaset me Raboshtën. Gardiani mundohet ta mbajë dorën e majtë të thyer të palëvizur, në një kohë që ambulanca e ndodhur në pjesën tjetër të fushës përshkon menjëherë mes përmes tapetin. U deshën disa minuta për ta hipur në ambulancë portierin që u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Pas rinisjes së lojës vjen edhe goli me autor Hyshmerin, i cili me një goditje potente në afërsi të zonës mposht portierin e sapo aktivizuar Beshiri dhe 0- 1. Delir te miqtë, ndërsa shokohen vendësit. Në të 89- ën, Ntepe i aktivizuar në pjesën e dytë godet nga e djathta, topi i drejtohet rrjetës, teksa e ndihmon edhe Mitraj me kokë, duke i çuar shifrat në 0-2. Një minutë më vonë ka penallti, pasi Mersini pengon Hyshmerin. Ky i fundit merr përsipër ekzekutimi­n duke mos gabuar dhe çuar shifrat në 0-3.

 ??  ??
 ??  ?? Portieri i Bylisit, Bledian
Rizvani duke i dhënë zemër homologut të tij, Bejte në kohën që ky i
fundit ishte në momente agonie kur
theu dorën e majtë
Portieri i Bylisit, Bledian Rizvani duke i dhënë zemër homologut të tij, Bejte në kohën që ky i fundit ishte në momente agonie kur theu dorën e majtë
 ??  ?? Momenti kur Ibrahim Bejte theu dorën e majtë në një përplasje me Raboshtën
Momenti kur Ibrahim Bejte theu dorën e majtë në një përplasje me Raboshtën
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania