Panorama Sport (Albania)

Donaruma mbush 18 vjeç, babai i nxjerr sekretet

Flet babai: Që i vogël e ka dashuruar fanellën e Milanit

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Sot, portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaru ma, feston datëlindje­n e tij të 18-të. Një ndër surprizat më të bukura në dy vitet e fundit është rrëfyer nga njeriu që e njeh më mirë, babai Alfonso. Kundër Sasuolos, Xhixho do luajë ndeshjen e parë si maxhoren, pikërisht përballë ekipit që debutoi për të parën herë në "San Siro". Babai i Xhanluixhi Donarumës ka pranuar se kur ka dëgjuar që djali i tij 16-vjeçar do të debutonte me kuqezinjtë, mendoi se ishte një shaka. Në prag të 18-vjetorit të portierit kuqezi, babai i tij ka folur për hapat e parë të karrierës së tij. "Si ka qenë në fëmijëri? Nuk mbaj mend shumë", ka thënë Alfonso për "La Stampa". "Fëmijët e mi janë rritur shpejt, veçanërish­t në gjatësi. Në ditën e tij të parë të shkollës ai nuk donte të ndahej nga mamaja dhe ka qarë. E kemi regjistrua­r në një shkollë që drejtohej nga murgeshat bashkë me motrën e tij. Ai u arratis, shkoi te Nuncia dhe i tha: 'Telefonoji mamasë'". "Në moshën 4 vjeç ka filluar të luajë futboll në rërë. Pa vëllanë e tij dhe nuk u ndal më. Turneu i parë ku ka marrë pjesë ka qenë një dështim, por unë qesh sa herë që e kujtoj. Kanë qenë pushimet e Krishtlind­jes dhe afër fushës janë hedhur disa fishekzjar­rë që kanë trembur Xhixhon, i cili është larguar me vrap nga porta. Unë shkova pas tij dhe e binda që të kthehej në portë: ' Si do të presësh topat, nëse nuk je aty?' Xhaxhai Enriko Alfano, i cili, fatkeqësis­ht, nuk është më me ne, nuk pati fatin ta shikonte Xhanluixhi­n të luante", ka thënë Alfonso. "Trajneri i tij i shkollës në Napoli, Ernesto Ferrara, u zemërua me mua. Më tha: 'Alfonso, ti nuk e di se sa i mirë është djali yt, ai është i përzgjedhu­r nga fati'. Im bir zgjodhi Milanin për të qenë bashkë me vëllanë Antonio, i cili luante me ekipin e moshave, dhe sepse ishte skuadra e tij e zemrës. Edhe unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit, e kam ngjyrosur makinën time të parë me të kuqe dhe të zezë, por gruaja ime është tifoze me Napolin. Më pas, në një të shtunë tetori ka ardhur telefonata e

papritur. Një vit dhe katër muaj më parë Xhixho na telefonoi: 'Baba, mama, do të vini të më shikoni në ndeshjen që do të luhet nesër?' Mendoja se ishte një shaka". "Në moshën 16 vjeç, në Serinë A kundër Sasuolos. Nuk kemi

kuptuar asgjë, vetëm se ata na dhanë biletat për të shkuar në stadium. Kam qenë i lumtur dhe me lot në sy". I pyetur nëse Xhanluixhi ka ndryshuar që nga debutimi me kuqezinjtë: "Absolutish­t jo, ka mbetur i njëjti. Çfarë i uroj me rastin e 18-vjetorit? Që ta shijojë këtë moshë të bukur, të arrijë objektivat që i ka vënë vetes dhe shumë shëndet. Ne mundohemi të jemi sa më shumë afër tij. Vijmë shpesh në Milano, që ai të mos ndihet vetëm", ka përfunduar Alfonso.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania