Panorama Sport (Albania)

Romën e ka ters, Pioli: E thyej me Interin

“Ujkonja” e ka “shkarkuar” dy herë trajnerin zikaltër

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Inter-Roma është ndezur që dje prej deklaratav­e të trajnerit të Interit, i cili e ka vendosur në shënjestër “klasën” e arbitrave italianë. Përveç gjyqtarëve, në syrin e ciklonit ishte edhe De Bur. “Unë stërvit një grup të paparë djemsh, të cilët sillen mjaft mirë. Unë lokalet e natës nuk i frekuentoj, por shpresoj që djemtë të dinë t’i frekuentoj­në si duhet”, ishte “përgjigjja” që i dha italiani paraardhës­it të vet.

Penalltitë dhe Roma – Takimi që do të luhet nesër në “San Siro” është një “ nale” e vërtetë për ekipin e Piolit. “Në Napoli nuk luajtëm siç duhet, ndërsa në Torino them se u dënuam prej episodeve. Gabuam në kornen ku na shënuan gol, ndërsa edhe arbitrat nuk bënë detyrën siç duhet. Them se edhe me Romën do të jenë detajet ato që do të bëjnë diferencën, prandaj do të na duhet që të punojmë si ekip”, tha 46-vjeçari gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp. “Fiksimi ynë nuk quhet Champions. Ne duam që të japim maksimumin në çdo takim, ky është objektivi i madh. Nuk mendoj kurrë se çfarë do të kishte ndodhur po të kisha ardhur tek Interi që në llim të sezonit. Nuk mund të as për gjëra që nuk i dimë kurrë si do të ishin. Penalltitë? Ne këtë sezon kemi pasur 2 në favor, ndërsa Roma plot 12. Këto numra janë të rëndë dhe, në fund të kampionati­t, mund të rezultojnë decizivë”, tha Pioli.

Drejtuesit – Në vëmendjen e Piolit nuk është vetëm e tashmja. Gjatë konferencë­s, trajneri pranoi se do të ishte i lumtur që të ishte në të njëjtin pozicion edhe pas tri vitesh. “Sa herë që Zhang Jindong është prezent në stadium, për ne është një kënaqësi dhe një motiv më shumë për të dhënë edhe më tepër. Fjalët e tij motivojnë lojtarët pasi janë të një personi me shumë personalit­et. Merita ime? Unë jam munduar që t’i jap ekipit një identitet, një mënyrë për të qëndruar si duhet në fushë. Kam gati katër muaj këtu, por nuk ndihem më i plakur nga ç’isha në momentin kur rmosa. Shpresoj që të qëndroj këtu edhe për tri vite të tjerë”, pohoi Pioli.

Roma, ndryshe shkarkim – Roma dhe Luçano Spaleti kanë qenë gjithmonë motiv shqetësimi për Piolin. Trajneri 46-vjeçar, në karrierën e tij të re si trajner, është shkarkuar plot pesë herë nga detyra dhe në dy raste ka mësuar lajmin e keq pas humbjes me “ujkonjën”. Precedenti i parë është ai i 11 shkurtit të 2007-ës, kur Pioli u largua nga pankina e Parmës pas humbjes së thellë (30) në “Olimpico”. Precedenti i dytë është ai i 3 prillit të 2016ës, kur Pioli u pushua nga Lacio, pasi humbi derbin më shifrat 4-1. “Numrat janë bërë për t’u kaluar, prandaj nuk u kushtoj shumë rëndësi të tilla statistika­ve. Ne do të futemi në fushë për të tuar dhe atë do të bëjmë”, komentoi Pioli, i cili në drejtimin e Interit ende nuk ka marrë “skalpin” e asnjë skuadre të madhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania