Panorama Sport (Albania)

“Pejiç pika më e fortë e Kukësit, kam besim tek Ekuban dhe Trashi”

Ramadani: Synojmë titullin, Partizanin e kënaq vetëm fitorja

-

Ylber Ramadani ka qenë i përzgjedhu­r i Partizanit për të dalë dje në konferencë para mediave. 20-vjeçari shfaqi optimizëm para transfertë­s së Kukësit dhe sipas tij Partizani shkon atje për të vijuar suksesin e fundit në derbin e kryeqyteti­t. "Në çdo fushë, Partizani shkon për të marrë rezultat pozitiv. Ne duam të dhurojmë futboll të bukur dhe deri tani kemi zhvilluar lojëra të mira. Ju siguroj se edhe në Kukës do të shkojmë për të marrë rezultat. Në Kukës, sigurisht do të synojmë fitoren, por në fund do të jetë fusha ajo që do të përcaktojë rezultatin e kësaj përballjej­e. Një fitore jona na mban plotësisht në luftë për kreun. Kukësi ka treguar këtë sezon se është një rival shumë i fortë, nuk ka pësuar asnjë humbje deri tani, shpresojmë që ne ta thyejmë këtë ecuri pozitive të tij. Ne stërvitemi në kushte me bar sintetik, kështu që do të përshtatem­i edhe me fushën e stadiumit 'Zeqir Ymeri'. Suksesi në derbin ndaj Tiranës ka ndikuar pozitivish­t, por s'ka vend për eufori. Jemi me këmbë në tokë, pasi në derbi bëmë thjesht detyrën, realizuam objektivin që kishim, marrjen e 3 pikëve", u shpreh fillimisht Ramadani.

Pejiç dhe duelet në mesfushëI pyetur se cila është pika më e fortë e kuksianëve dhe a i druhet dueleve në mesfushë, ku të dy ekipet kanë cilësi në këtë repart, Ramadani u shpreh: "Pero Pejiç mendoj se mbetet pika më e fortë e Kukësit, pasi ka treguar se është një sulmues i nivelit në lartë. Mesfusha? Ky 90-minutësh do të jetë një luftë e ashpër në mesfushë.

Si Kukësi, edhe ne kemi lojtarë të fortë në këtë repart, ku Batha dhe Vila gëzojnë formë të mirë. Ndaj mendoj se kjo sfidë do të rezervojë duele të ashpra", vijoi 20-vjeçari.

Ekuban ose Trashi-

Pyetjes se

kush mund të shënojë dhe ta vulosë suksesin e Partizanit në Kukës, Ramadani iu përgjigj kështu: "Kemi besim te fitorja në Kukës dhe mendoj se njëri midis Ekuban dhe Trashit do të shënojë atje golin e suksesit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania