Panorama Sport (Albania)

"Kukësi do thyhet, FSHF të bëjë kujdes me gjykimin"

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Partizanit, Genc Tomori, është i bindur që ka ardhur momenti që Kukësi të pësojë humbjen e parë dhe sipas tij Partizani mendon vetëm për trepikëshi­n në stadiumin "Zeqir Ymeri". Në intervistë­n e dhënë për emisionin "Sportnews" në "News 24", Tomori kërkoi që FSHF të marrë masat për një gjykim të mirë në këtë takim.

"Pas ndeshjes derbi, të cilën e kaluam me sukses dhe ku bëmë një paraqitje të mirë, rikuperuam dy pikë ndaj Kukësit pasi ata barazuan në Laç, ndaj ne shkojmë më të qetë në Kukës. Është një ndeshje e vështirë për vetë ecurinë e Kukësit, që është në vend të parë dhe që ende nuk e ka provuar humbjen. Por ne shkojmë me synimet tona, pasi për të fituar kampionati­n ose minimalish­t për ta udhëhequr atë, duhet të fitosh me ekipet e forta sikundër bëmë me Tiranën apo më herët me Skënderbeu­n. Ekipi është i plotë dhe kjo na bën optimistë për ndeshjen e radhës ku synojmë tri pikët. Momenti që Kukësi të humbasë? Pa dyshim! Kush tjetër përveçse nesh dhe Skënderbeu­t mund ta thyejë Kukësin në fushën e tij", u shpreh fillimisht Tomori.

Ekuban apo Pejiç?- "Ekuban dhe Pejiç janë të dy sulmues shumë të mirë. E kanë treguar edhe në ndeshjet brenda, por edhe jashtë që dinë të shënojnë dhe pikërisht këtu tregohet edhe forca e ekipit. Një ekip i mirë duhet të ketë dhe një sulmues të mirë. Kjo mund të jetë një sfidë mes Ekubanit dhe Pejiçit, por shpresoj ta fitojë Ekubani".

Gjykimi- "Gjykimi është vendimtar në ndeshje direkte. Shpresoj te një gjykim i mirë. Edhe federata duhet të marrë masat e saj, sepse kampionati po shkon drejt fundit. Federata duhet të jetë e para që të tregojë se çdokush duhet të marrë në fushën e lojës atë që i takon".

Fusha e Kukësit-"Ajo është një fushë me bar sintetik, me përmasa pak më të vogla sesa fushat e tjera të kampionati­t tonë, ndaj mendoj se ky fakt përbën një avantazh të vogël për ekipin e Kukësit", përfundoi drejtoi i të kuqve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania