Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Nxënësi e mund profesorin

"Pika jonë e fortë është personalit­eti i skuadrës dhe pathyeshmë­ria e treguar deri tani"

- SKERDILAID SULOZEQI

Trajneri Ernest Gjoka mbetet personi i vetëm që flet te Kukësi para ndeshjes me Partizanin. Pas prononcimi­t të së enjtes, trajneri Gjoka dje ka dhënë një konferencë për mediat në fushën e kompleksit "Tirana Internacio­nal" në Pezë. Ai e vlerëson si një takim elitar, por që nuk vendos fatet e dy ekipeve, ndërkohë nuk ka harruar të thumbojë edhe kolegun e tij të Partizanit, Sulejman Starova. Sipas Gjokës, të rinjtë kanë më shumë energji dhe se fusha e Kukësit do të mbetet e pathyeshme.

Takimi - "Pa dyshim është një ndeshje elitare, midis dy konkurrent­ëve për titull. Mbetet për t'u vlerësuar maksimalis­ht për të arritur suksesin. Futbolli i ka tre rezultatet brenda. Këto janë ndeshje që duhen fituar, për dy faktorë: E para shkëputesh nga rivali kryesor dhe e dyta, vazhdojmë rrugën e nisur. Fitorja nuk është çështje dëshire, është çështje gare dhe ajo do fitore. Tashmë jemi në një moment kyç të kampionati­t, ku nuk kemi vetëm një rival. Na

duhet patjetër të fitojmë dhe t'i japim një goditje kundërshta­rit dhe ta lëmë sa më mbrapa. Kjo është e vetmja gjë që ne kërkojmë. Duke pasur parasysh këto faktorë, ne mendojmë se alternativ­a e vetme është fitorja", u shpreh Gjoka.

Çështja titull - "Kampionati është i gjatë. Jemi tri skuadra që duam titullin, që të tria të denja për të shkuar deri në fund të garës. Kësaj radhe përballemi me një nga kundërshta­rët direkt. Kjo e bën më të fortë luftën dhe duhet të bëjmë një kapërcim të madh. Këtë takim e kemi përgatitur mirë psikologji­kisht dhe na jep mundësinë të vijojmë ecurinë pozitive. Titulli ka kohë të vendoset, por luhet një ndeshje që do shumë dinjitet dhe personalit­et për t'u fituar", vijoi trajneri.

Avantazhi- "Mendoj se të dyja skuadrat këtë javë kanë bërë mirë. Ne vijmë nga një

ndeshje me luftë të madhe sportive. Edhe Partizani vjen nga fitorja në derbi, por mendoj se ndeshja e fundjavës është komplet tjetër. Mos harroni, ne kemi një avantazh, që është publiku dhe fusha jonë", deklaroi njëshi i pankinës së Kukësit, Ernest Gjoka.

Situata- "Kemi një mungesë që unë e quaj kryesore. Nuk do të jetë Musolli i dëmtuar në ndeshjen me Laçin. Loja? Mendoj se janë detaje teknike që nuk mund t'i ndaj me gazetarët. Ne do mundohemi të japim maksimumin për të arritur suksesin. Po nuk sulmuan, nuk do mund të fitojmë. Pika e dobët e Partizanit? Përsëri është një çështje teknike që nuk mund t'i themi tani. Gjithsesi, mund të them që pika jonë e fortë është personalit­eti i skuadrës dhe pathyeshmë­ria që ka treguar. Ne nuk

jemi një skuadër që ka një fanellë shumë të rëndë, por Kukësi në pesë vitet e fundit nga ekipet më elitare të futbollit shqiptar. Ka treguar nivel shumë të lartë profesiona­l, organizati­v dhe ka bërë shumë mirë në Europa Ligë duke kaluar disa ture, si dhe ka pesë vite që lufton për titullin. Mendoj se jemi kandidat më se i denjë për të dalë kampion, edhe pse shumë nuk e pranojnë këtë", u shpreh Gjoka.

Rivaliteti me Starovën- "Mesazh për Starovën? Kemi respekt për të. Është një trajner me shumë eksperienc­ë dhe ne që jemi më të rinj kemi mësuar shumë nga ai, por të rinjtë kanë më shumë energji. Thashë ndeshjen e parë që do fitojmë dhe ia dolëm. Vazhdojmë me të njëjtin mesazh dhe Starova e di vetë që fusha e Kukësit është e pathyeshme", përfundoi Gjoka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania