Panorama Sport (Albania)

Kukësi-Partizani, një duel që vlen 10 milionë euro

Verilindor­ët kushtojnë më pak, Hoxha më i shtrenjti

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Partizani-Kukësi ësh të një ndeshje që vlen titullin kampion dhe këtë gjë e tregon vlera që kanë dy ekipet në faqen e specializu­ar që merret me vlerat e kartonëve të futbollit: transferma­kt. Sipas saj, Partizani vlen 6.8 milionë euro dhe renditet i dyti nga skuadrat më të shtrenjta në kampionati­n shqiptar. Vendin e parë e mban Skënderbeu. Ndërkohë, Kukësi vlen afro 4 milionë euro. "Transferma­kt" bën llogaritje­t në fund të çdo sezoni dhe atëherë ndryshon vlerat e lojtarëve në bazë të ecurisë që kanë pasur, prandaj renditja aktuale nuk përkon me rritjen që mund të kenë pësuar lojtarë si Ekuban te Partizani, apo të tjerë te Kukësi.

Kukësi- Kartonin më të shtrenjtë në radhët e skuadrës verilindor­e e ka sulmuesi Izair Emini. Ai kushton 325 mijë euro, ndërsa pas tij vjen mesfushori brazilian Zhan Karioka me 300 mijë euro. Me të njëjtën vlerë është edhe Edon Hasani, ndërsa pesëshja mbyllet me Albi Allën dhe Besar Musollin.

Partizani- Të kuqtë kanë

Punëtori zgjedh...

Këto dy skuadra kanë kohë që stërviten në të njëjtat ambiente, edhe pse janë të dyja pretendent­e për titullin kampion. Kush më mirë se punonjësit e këtij kompleksi stërvitor i njohin më mirë lojtarët e të dyja ekipeve. Njëri prej tyre është Gëzim Mema. "Vërtet është një punë e lodhshme, por e pamërzitsh­me. Është diçka e bukur, kur u shërben lojtarëve më të mirë të kampionati­t shqiptar. Këtu stërviten ekipet e Superiores si Partizani, Kukësi, Korabi dhe skuadra të tjera bërë një merkato shumë të mirë dhe afruan futbollist­ë të njohur si Sukaj, Cetkoviç apo Bonifejs. Kjo gjë ka rritur ndjeshëm vlerën që ka në tërësi organika e drejtuar nga Starova. Lojtari më i shtrenjtë në kampin e kuq është Alban

si Turbina dhe Partizani B, pa llogaritur ekipet e moshave dhe ato të akademisë Internacio­nal. Mundohem t'u shërbej dhe t'ua plotësoj futbollist­ëve të gjitha dëshirat. Me futbollist­ët e Kukësit punoj më qetësisht, sepse janë të sjellshëm. Ata e dinë shumë mirë lodhjen dhe angazhimin tim. Ndryshe ndodh me disa lojtarë të Partizanit, të cilët jo se janë të pasjellshë­m, por kanë më shumë kërkesa dhe teka. Rrallëherë ndodh që mund të ketë edhe probleme teknike si defekte në Hoxha. Në fakt, ai është më i shtrenjti nga të gjithë në këtë duel. Kartoni i tij vlerësohet 575 mijë euro, ndërsa i dyti në renditje është Torasa me 550 mijë euro. Të tjerët që plotësojnë pesëshen janë Fejzullahi, Sukaj dhe Mazrekaj.

rrjetin ngrohës, ose në furnizimin me ujë. Por gjithsesi, jemi mirëkuptua­r dhe kemi arritur dakordësin­ë. Lojtarët e Kukësit shpeshherë më ndihmojnë, ndërsa ata të Partizanit nuk e bëjnë këtë gjë. Megjithatë, unë shkoj mirë me të gjithë dhe u jam mirënjohës për respektin që ata kanë ndaj meje", tha Mema. Më tej, ai tregoi edhe rastet kur skuadrat mund të përplasen për orarin e stërvitjes, por gjithmonë gjendet gjuha e përbashkët dhe bashkëpuni­mi mes tyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania