Panorama Sport (Albania)

Teuta në formë, Magani: Fatale po i nënvlerësu­am

Durrsakët nuk i besojnë krizës së dibranëve, Hila kujton humbjen e fazës së parë

-

Trajneri i Teutës, Gugash Magani, u bën apel lojtarëve që ta marrin seriozisht takimin e sotëm, pasi Korabi është një skuadër që u ka hapur punë të gjithëve në Kategorinë Superiore. "Kjo është një ndeshje, të cilën e kemi përgatitur si gjithë të tjerat. Natyrisht jemi në një moment të mirë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi të gjitha sfidat janë të vështira. Korabi është një skuadër që u ka hapur punë të gjithëve dhe do të ishte fatale nëse do ta nënvlerëso­nim. Ne do të bëjmë lojën tonë për të marrë tri pikët. Të jem i sinqertë, gjatë javës kam punuar më shumë psikologji­kisht me skuadrën, pasi kjo është një ndeshje që ndoshta në letër duket e lehtë, por që personalis­ht e parashikoj shumë të vështirë. E përsëris, nuk duhet ta nënvlerëso­jmë kundërshta­rin", ka thënë fillimisht Magani në një bisedë për "Supersport". I pyetur për ndryshimet e sulmuesve, por edhe rivaliteti­n në portë, trajneri dha këtë përgjigje: "Kanë luajtur një herë Ribaj dhe një herë Artur Magani në varësi të rrethanave. Secili prej tyre ka pasur probleme fizike në rastet kur është bërë ky rrotacion. Edhe nesër (sot) vetëm një prej tyre do të luajë që nga minuta e parë. Sa i përket portës, mund të konfirmoj që do të luajë Moçka, i cili vjen nga një ndeshje e mirë". Mungesa e vetme në ndeshjen e sotme do të jetë ajo e mesfushori­t Bruno Dita, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve. Trajneri dje ka punuar ndjeshëm në planin tekniko-taktik, ndërsa u qëndroi "fanatik" goditjeve standarde, ndërsa i vendosi lojtarët në provë disa herë. Hila - Optimist për këtë ndeshje është dhe Ardit Hila, i cili është ndër titullarët më të palëkundur të durrsakëve. Për "Panorama Sport", mesfushori elbasanas parashikon fitoren. "Luajmë me ekipin e fundit në tabelë, por që meriton vlerësim. Do ishte gabim po të vepronim ndryshe. Nuk merremi me hallet e Korabit, por mendojmë vetëm që të luajmë për maksimumin. Do të ishte fatale po të gabonim si në fazën e parë. Shpresojmë edhe te ndonjë gabim i rivalëve për të përmirësua­r edhe pozitat në renditje", u shpreh elbasandas­i. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania