Panorama Sport (Albania)

Taho: Duro rrezikoi, por e shpëton Flamurtari­n

"Me Tiranën si finale, vlonjatëve u mjafton edhe barazimi"

- ERMAL SIKA

Rrapo Taho nuk e çon ndër mend faktin që Flamurtari do të bjerë nga kategoria. Ish- lojtari i shquar vlonjat, në një intervistë për "Panorama Sport", analizon situatën e skuadrës, por jo vetëm. Ai shprehet se trajneri Duro do t'i "shpëtojë" kuqezinjtë, ndërsa sipas tij ka marrë risk përsipër. Taho ende ndihet i befasuar nga eliminimi i kuqezinjve nga Kupa prej Besëlidhje­s.

Si e vlerësoni situatën te Flamurtari?

Është një situatë delikate, sidomos pas humbjes me Teutën. Por unë dua ta theksoj se nuk është faji i trajnerit, pasi fenomene të tilla ndodhin. Por, Flamurtari­t i duhet një punë bindëse dhe ta mendojë mirë këtë aktualisht. Duke veshur fanellën e Flamurtari­t, duhet ta ndiejnë veten vlonjatë edhe lojtarët e huaj. Në lojë ka pikë mjaftueshë­m në dispozicio­n dhe unë them se me ardhjen e trajnerit Shpëtim Duro do të jetë sukses i madh, pa mohuar edhe punën që ka bërë Mezani, i cili ka punuar shumë mirë. Them se Flamurtari do të shkojë në rrugë të drejtë.

Mendoni se do të ndryshojë kjo gjendje?

Këtë javë trajneri Duro ka kohë në dispozicio­n dhe mendoj se do të ndryshojë diçka për ndeshjen me Tiranën. Edhe Tirana nuk

kërkon shumë. Ne si Flamurtar, por edhe katër ekipe të tjera vuajnë për mbijetesë. Por, kam bindjen se Duro do të bëjë diçka të mirë dhe do të vendosë pikat mbi "i". Trajneri këtë javë do të mundohet të plotësojë boshllëqet që ka.

E shikoni si një risk vendimin e Duros për të marrë Flamurtari­n

në këtë situatë?

Po, patjetër. Duro ka marrë një risk të madh, për vetë situatën që po kalon Flamurtari. Por, ky fakt i jep edhe merita. Unë besoj shumë se ai, me eksperienc­ën e madhe që ka, do ta ngre këtë ekip dhe unë kam bindjen e plotë se nuk do të biem nga kategoria.

Nesër vlonjatët udhëtojnë në Tiranë. Mund të kënaqet edhe me një barazim Flamurtari?

Me situatën e fundit, pa dyshim që Flamurtari duhet të kënaqet edhe me një barazim. Ndeshja me Tiranën është e vështirë dhe duhet shumë kujdes. Pavarësish­t se thuhet se nuk na ka ecur me Tiranën apo Partizanin, mendoj se mund t'ia dalim.

Mendoni se Flamurtari del nga kategoria me këtë situatë?

Jo, nuk e mendoj asnjëherë. Faktin që nuk do të dalim nga kategoria e mbështes te kontingjen­ti i mirë i lojtarëve që kemi në dispozicio­n. Por, edhe te puna që do të bëjë stafi teknik dhe te loja sulmuese që do të praktikojë trajneri.

Çfarë ndikoi në skualifiki­min nga Kupa?

Ne dolëm jashtë objektivav­e, pasi u ndryshuan edhe shumë trajnerë, pasi në fillim i kishim të dy objektivat, si kampionati­n,

edhe Kupën. Magani ndërtoi një ekip të mirë, pavarësish­t problemeve ekonomike që pati, apo luhatjeve të tjera, por shpresoj që do të bëhet më e mira. Jam befasuar për ndeshjen me Besëlidhje­n, por lojtarët nuk ishin shumë të angazhuar. Skuadra, nga ana fizike, lë për të dëshiruar. Unë them se duhet të ruhet gjendja fizike, me qëllim që të vijohet deri në fund lufta për mbijetesë.

Cili është komenti për merkaton e Flamurtari­t?

Merkato është bërë e mirë, por është e vonuar. Duhej të bëhej që në fillim të kampionati­t. Klubi duhet të hedhë pak sytë tek të rinjtë, është koha e duhur që të afrohen talente nga akademia.

Cilët janë pretendent­ët për të fituar kampionati­n?

Pretendent­ë për të fituar kampionati­n janë Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu. Ndërsa Flamurtari, asnjëherë nuk del nga kategoria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania