Panorama Sport (Albania)

Haxhiu: Do luftojmë deri në fund

Trajneri harron problemet: Bëjmë gjithçka për t'ia dalë në Durrës

-

Kjo javë nuk ka qenë aspak e qetë te Korabi. Pezullimet dhe akuzat kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit në kampin dibran. Rreziku për të rënë nga kategoria është edhe më i madh, e megjithatë Korabi ka mbledhur "forcat" dhe do tentojë që të sfidojë problemet duke filluar nga sot. E, në fakt, kalendari nuk i rezervon një përballje të lehtë. Kundërshta­r do të kenë Teutën, por vetë Gerd Haxhiu shfaqet optimist para këtij 90- minutëshi. Në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport" ai e thotë hapur se skuadra e tij nuk do të dorëzohet. "Ne nuk do të dorëzohemi, përderisa janë edhe 42 pikë në lojë. Do të bëjmë gjithçka mundemi deri në fund për të mbijetesën, por duke qëndruar korrekt për të ndjekur garën deri në fund. Nuk është se kemi prerë përfundimi­sht biletën për të dalë. Skuadra është stërvitur gjatë gjithë javës. Do të kërkojmë një rezultat pozitiv në Durrës. Grupi i lojtarëve është optimist për t'ia dalë me një rezultat pozitiv, pavarësish­t se kemi mungesa të theksuara", përfundoi Haxhiu. Me seancën e zhvilluar dje, stafi teknik ka vulosur edhe formacioni­n. Gjatë një loje të zhvilluar me grupin, trajneri përzgjodhi titullarë, të cilët do të tentojnë që të marrin pikë ndaj Teutës. Pas pezullimit pa afat të tre titullarëv­e të prapavijës, pritet që skuadra të pësojë ndryshime. Vujadinovi­ç, Sheta dhe Çela sigurisht që nuk do të jenë në fushë, ndaj duke nisur nga porta e për të kaluar në mbrojtje do të shohim një Korab ndryshe. Kuadratin këtë javë do ta mbrojë Laço, në mbrojtje do rreshtohen Kaja, Prençi, Shabani deh A.Peposhi, në mesin e fushës Gavazaj, Mziu, Arifaj, Kaloshi e Jubani. Për sulmin ka balotazh mes Hoxhajt dhe D.Peposhit, megjithatë shanset më të mëdha që të luajë i ka vlonjati. Abdulla Dushku

 ??  ??
 ?? Trajner: ?? Moçka (Kastrati);
Beqja, R.Hoxha, Markoviç, Kotobelli;
Progni, Hila, Tarik, Shkalla (Hodo);
Musta, Magani (Ribaj); G.Magani; 4-4-2
Trajner: Moçka (Kastrati); Beqja, R.Hoxha, Markoviç, Kotobelli; Progni, Hila, Tarik, Shkalla (Hodo); Musta, Magani (Ribaj); G.Magani; 4-4-2
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania