Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, Milinkoviç: Ndeshja e sezonit!

Trajneri serb beson se me mbështetje­n e tifozëve do të arrihet fitorja kundër Laçit

-

"Do të jem i kënaqur edhe me 1 gol, mjafton që të fitojmë ndaj Laçit, pasi ndaj tyre luajmë ndeshjen e sezonit". Kështu është shprehur në konferencë­n e djeshme për shtyp trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç. I pyetur për gjendjen e ekipit dhe besimin që ekziston për rikthimin te fitorja, serbi i pankinës u shpreh: "Të gjithë lojtarët janë të gatshëm, me përjashtim të Aleksit të pezulluar për kartonë. E pranoj dhe jam i ndërgjegjs­hëm se objektivi i radhës është trepikëshi. Presim një ndeshje shumë të vështirë. Laçi ka treguar formë të mirë në fazën e tretë. Është një ekip që është forcuar ndjeshëm në merkaton e janarit, ndaj dhe meritojnë seriozitet e përqendrim. Me mbështetje­n e tifozërisë, do të jemi edhe më cilësorë. Nëse fitojmë, gjë për të cilën besoj se do ta bëjmë realitet, do të jemi shumë afër objektivit që kemi vendosur: qëndrimin në Kategorinë Superiore". Ndërkohë, kalendari favorizon gjirokastr­itët, pasi përveç ndeshjes me Laçin, edhe në javën e ardhshme pret në shtëpi Vllazninë. Në lidhje me këtë, Milinkoviç nuk preferoi të bënte parashikim­e. "Të përfundojm­ë me sukses ndeshjen me Laçin, pastaj të mendojmë për atë ndaj Vllaznisë. Pa përfunduar kjo ndeshje, nuk bëjmë llogari, pasi edhe kundërshta­rët tanë kanë përballjet e radhës. Aktualisht kemi 5 lojtarë me dy kartonë të verdhë, ndaj dhe nuk do të ishte mirë të bënim llogaritë për të ardhmen. Duhet të jemi të kujdesshëm", nënvizoi Milinkoviç. Rikthimi i katër titullarëv­e: Bojom, Beqiri, Ramadani dhe Abazaj, si dhe kondicioni i mirë fizik që gëzojnë bluzinjtë janë frymëmarrj­e më shumë për stafin teknik, që tashmë ka luksin e përzgjedhj­es. Gjasat janë që për këtë takim të grumbulloh­et edhe sulmuesi Pedro Bengui. "Te Luftëtari të gjithë punojnë për skuadrën, ka pak rëndësi se cili do të jetë formacioni me të cilin do të zbresim në fushë. Të gjithë janë në shërbim të ekipit, me objektiv fitoren ndaj Laçit", përfundoi serbi. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania