Panorama Sport (Albania)

Bicaj: Nuk jemi dorëzuar, i marrim pikë Skënderbeu­t

-

Qendërmbro­jtësi i Vllaznisë, Ditmar Bicaj, ka besim se ekipi shkodran do të marrë pikë ndaj Skënderbeu­t. Shtatlarti lezhjan është shpallur kampion për katër vite radhazi në Korçë dhe e njeh mirë ambientin te bardhekuqt­ë, por nuk u druhet pavarësish­t mungesave që ka Vllaznia. Në një bisedë për "Panorama Sport" ai shfaqet optimist. "Takimi me Skënderbeu­n është tejet i vështirë në këto momente. Kundërshta­rit i duhen pikë për të arritur objektivin që ka, ndërsa ne për të siguruar sa më parë mbijetesën. Natyrisht, Skënderbeu nuk kërkon të lërë asnjë pikë, por këtë kërkojmë edhe ne. Edhe pse kemi shumë mungesa, ne nuk futemi në fushë të dorëzuar pa nisur takimi. Vërtet Skënderbeu është i fortë, por nuk ka asgjë të pamundur për t'i marrë një rezultat pozitiv. Të jem i sinqertë, ndaj një kundërshta­ri të tillë do të isha i kënaqur edhe me një pikë. Në këtë situatë do të ishte pozitive për ne, qoftë edhe një barazim", ka thënë fillimisht Bicaj. I pyetur për mungesat, ku reparti më i prekur është mbrojtja, lezhjani theksoi se Vllaznia do të bëjë gjithçka për pikë. "Natyrisht trajnerit i paraqiten probleme për të bërë përzgjedhj­et më të mira të mundshme. Por, besoj se në fushë do të jenë lojtarët më të mirë të mundshëm. Në kushte të tilla vështirësi­të rriten, por kurrsesi ne nuk ndihemi të dorëzuar. Do të luftojmë deri në fund për të marrë një rezultat pozitiv", theksoi mbrojtësi, i cili në fund foli edhe për ish-ekipin. "Skënderbeu ka ndryshuar me ardhjen e trajnerit të ri. Luan më vrullshëm, sidomos në krah. Unë shpresoj që përballë këtij ekipi të arrijmë që të tregojmë lojën që kemi bërë në fazën e dytë në Shkodër, ku ishim afër fitores. Do të dimë si t'i përgjigjem­i Skënderbeu­t". A.Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania