Panorama Sport (Albania)

Ilir Daja, replikë me Starovën

"Nuk është faji ynë që fitojmë dhe rivalët dështojnë në fushat ku po aludohet se na tolerojnë"

- JETON REXHMATI

Ilir Daja injoron zërat për tolerim ndaj Skënderbeu­t në Shkodër. Sipas trajnerit, nuk është faji i korçarëve që po aludohet për ndeshjet ku rivalët kanë dështuar. Në konferencë­n për shtyp nga Durrësi, Daja iu përgjigj edhe trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova, i cili, pak ditë më parë, deklaroi se Luftëtari shkoi për të humbur në Korçë.

Zoti Daja, gjatë këtyre ditëve ka pasur jo pak polemika në kampin shkodran për një tolerim ndaj Skënderbeu­t. Si i komentoni këto zëra?

Filozofia e klubit të Skënderbeu­t është ajo që përcjell vetë qyteti i Korçës, pra qytetarinë dhe etikën. Natyrshëm që në Shqipëri mund të quhet dobësi nëse tregon këtë lloj qytetarie. Do të doja që të mos merremi me zërat lart e poshtë, por të fokusohemi vetëm te fusha e lojës. Duhet të vazhdojmë rrugën tonë, në mënyrë që të arrijmë atë objektiv që i kemi

vënë vetes. Vllaznia është një skuadër cilësore dhe me afrimin e Bakajt ka më shumë kualitet. Nuk besoj se do ta kemi të lehtë, ashtu siç nuk e kanë pasur edhe ekipet e tjera në Shkodër.

OK, por ka pasur edhe

akuza nga rivalët, madje trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka theksuar se Luftëtari shkoi për të humbur në Korçë...

Nuk është faji ynë që ne fitojmë me kundërshta­rët dhe rivalët tanë kanë dështuar.

Ndoshta ekipet e tjera na shikojnë shumë të fortë dhe mobilizohe­n më shumë aty ku ata mendojnë bëjnë më mirë. Aludimet i bëjnë ata, pasi e kanë të pamundur të fitojnë me Skënderbeu­n.

Rivalët tuaj luajnë të dielën,

çfarë rezultati prisni nga Kukësi-Partizani?

Për ne do të ishte mirë që të marrim tri pikë në Shkodër, që janë detyrë për skuadrën tonë. Nëse nuk e bëjmë këtë, nuk presim që të gabojnë rivalët. Ne do të shohim rezultatin e rivalëve, pasi të kemi bërë mirë detyrën tonë.

Skënderbeu po lufton edhe në Kupë, mendoni se mund të merrni të dy trofetë?

Shikoni, u përfol dhe para ndeshjes me Laçin që do të toleronim, por kjo nuk është pjesë e filozofisë së skuadrës sonë. Treguam që luajtëm ndershëm dhe e merituam kualifikim­in. Besoj që kemi kontingjen­tin e duhur për të luftuar në të dy fontet. Por, ajo që dua unë është që të shfaqim mentalitet­in e fituesit dhe vazhdimësi­në.

Ju thatë që u përfol ndeshja me Laçin, por ndoshta u mendua që do të ripërsërit­ej historia e viteve të fundit...

Laçi mund të na ndëshkonte dhe kjo është diçka normale në futboll, por dua të kujtoj se në gjysmëfina­le kemi edhe një ekip të Kategorisë së Parë. Nuk besoj se askush të thotë se e toleruan Besëlidhje­n ekipet e Superiores. Ndodh të eliminohes­h, por Skënderbeu nuk bën pjesë tek ekipet që tolerojnë.

Si është situata në ekip në prag të ndeshjes në Shkodër?

Mund t'ju konfirmoj se Predesku, Jashanica dhe Plaku nuk do të jenë të gatshëm. Rumuni është nisur për në vendlindje, pasi i ka ndërruar jetë gjyshi, ndërsa Jashanica ka plotësuar numrin tre të kartonëve. Nga ana tjetër, Salihi dhe Osmani janë gati pas problemeve fizike që kishin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania