Panorama Sport (Albania)

Laçi, Sinella: Dua 3 pikë në Gjirokastë­r

Kurbinasit luajnë sot në një fushë të vështirë, por trajneri beson te fitorja

-

Laçi luan sot në transfertë­n delikate të Gjirokastr­ës, aty ku vendësit nuk kanë humbur asnjë ndeshje këtë sezon. Megjithatë, trajneri Bledar Sinella është i bindur se skuadra e tij do të luajë për fitore. Në bisedën për "Panorama Sport", kreu i pankinës kurbinase vlerësoi kundërshta­rin, por theksoi se Laçi i tij do të luajë për të marrë maksimumin. "Luftëtari është një ekip i fortë dhe normalisht që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne. Megjithatë, ne do të luajmë për fitore ndaj një ekipi që bën futboll të bukur. Jo më kot Luftëtari është cilësuar si ekipi surprizë i këtij sezoni. Gjendja e grupit është e mirë dhe pres që lojtarët të japin maksimumin, duke marrë pikë në këtë transfertë të vështirë", është shprehur dje trajneri bardhezi. Nora si ish - Të dy janë në role drejtuese dhe për më tepër nga Gjirokastr­a. Gentian Nora është shef i klubit të Luftëtarit, ndërsa në të kaluarën ka qenë gjyqtar futbolli. Nga ana tjetër, Arlind Nora është bërë së fundmi drejtor sportiv i Laçit. Ish- sulmuesi ka qenë idhull jo vetëm në skuadrën e vendlindje­s, ku luajti për shumë vite, por edhe te Laçi, pasi në sezonin 2009- 2010 shënoi 14 gola. Sot do të jetë një ndjesi e veçantë për Arlindin, i cili për herë të parë si drejtues klubi do të sfidojë skuadrën e zemrës. Për më tepër, si për ironi të fatit, te Luftëtari do të ketë si kundërshta­r edhe Gentianin, me të cilin është i afërm. Një derbi brenda familjes, por me të përbashkët­ën që të dy janë nga Gjirokastr­a. Nora i dha fund karrierës dy vite më parë, pikërisht te skuadra ku e nisi, Luftëtari.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania