Panorama Sport (Albania)

Irlian Ceka, një lider i ri shqiptar për mbrojtjen e Lacios

-

Thuajse çdo vit, nga akademitë italiane dalin talente të reja për futbollin shqiptar, të cilët, në të ardhmen, mund të veshin fanellën e përfaqësue­seve kuqezi. I tillë është edhe Irlian Ceka, një emër që njihet pak në vendin tonë, por që në Itali shihet si një futbollist me të ardhme, pasi është mbrojtësi i majtë dhe një nga liderët e prapavijës së ekipit të të rinjve të Lacios. Futbollist­i shqiptar është pjesë e një skuadre, e cila në kampionat ka regjistrua­r 8 fitore radhazi, duke barazuar rekordin e klubit dhe sigurisht që ka një meritë të madhe edhe prapavija që nuk pëson gola si në të kaluarën. Ndaj radioja "Lazio Style", që i përket klubit italian, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë skuadrës së të rinjve dhe këtij futbollist­i të talentuar që shumëkush e parashikon t'i bashkohet shpejt ekipit të parë. "Nuk flitej shumë për këtë skuadër, e ndienim veten të nënvlerësu­ar, por po ringrihemi me punë dhe sakrificë. Gjithmonë duhet të japim maksimumin, pavarësish­t kundërshta­rit. Fundi i sezonit do të jetë një ngjitje, pasi tani kundërshta­rët e njohin potenciali­n tonë. Nuk mendojmë se do të jetë e lehtë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë", tha ai në intervistë­n e tij. Një vit më parë, ekipi i të rinjve të Lacios drejtohej nga Simone Inzagi, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës së parë, duke u dhënë mundësinë atje shumë të rinjve të talentuar që i kishte përgatitur vetë të debutonin në Serinë A. "Bilanci im personal është pozitiv, por jam një perfeksion­ist dhe dua që të paraqitem gjithmonë e më mirë. Ndiej që kam bërë progres, por duhet të përmirësoh­em në çdo pikëpamje. Nuk e ndiej veten një lider, por gjithsesi një element të rëndësishë­m për ekipin", tha më tej Ceka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania