Panorama Sport (Albania)

“Drejtuesit komunistë na diktonin krahun ku të gjuanim”

Shurdhi: Bëmë katër orë mbledhje para "derbit"

- ALBAN ALUSHI

Lushnja do të luajë sot në "Loni Papuçiu" të Fierit "derbin" e radhës ndaj Apolonisë. Bylisi ka fituar sërish dhe për t'i rikthyer diferencës + 6 lushnjarëv­e u duhen vetëm tri pikët në sfidën e sotme. Në prag të kësaj ndeshjeje që përjetohet shumë në dy qytetet respektive, është Flamur Shurdhi, një nga emrat më të njohur të futbollit verdhejesh­il të viteve '80 që flet në prag të derbit tradiciona­l dhe kujton një ngjarje të veçantë në sezonin 1983-1984.

Shurdhi - "Është e vërtetë që Lushnja ka 44 vjet që nuk fiton në Fier. Por, këto janë vite kalendarik­ë, pasi skuadrat myzeqare kanë luajtur në të shumtën e rasteve në kategori të ndryshme. Mendoj se, në këtë moment, Lushnja është favorite për të fituar në Fier. Është një mundësi e artë. Ka një grup të mirë dhe me përvojë", tha Shurdhi duke kujtuar edhe të kaluarën. "Atmosfera përshkruan­te të gjithë zonën kur luante Apolonia me Lushnjën. Në fund të sezonit ' 83-' 84, rastisi që skuadrat myzeqare do të luanin një ndeshje shtesë për një vend në elitë. Ndeshjen e parë Flamur Shurdhi kur luante me Lushnjën në Lushnjë, me një stadium të tejmbushur ku u thyen portat, e fituam 2-0. Prisnim takimin e dytë në Fier. Ne drejtohesh­im nga dy trajnerë të mëdhenj, Fatbardh Deliallisi dhe Xhavit Sefa. Por, mbaj mend që kemi bërë katër orë mbledhje nga drejtuesit komunistë të asaj kohe. Për të shpëtuar nga mbledhja, jam ngritur dhe kam thënë që portieri i Apolonisë e ka krahun e majtë të dëmtuar. Morën udhëzimin që duhet të gjuanim nga krahu i majtë i portierit dhe shpëtuam nga mbledhja. Në ndeshjen e dytë kemi bërë rezistencë

dhe jemi mundur 0-1, duke mbetur në elitë. Ato ditë janë përcjellë shumë emocione në të dy qytetet që vështirë se mund të kthehen më", kujton ato momente ish- lojtari i Lushnjës. Ndërkaq, në pesë përballjet e fundit në "Loni Papuçiu", pesë fitore për

Apoloninë. Lushnja nuk ka marrë asnjë pikë, ndonëse janë luajtur pak ndeshje, pasi skuadrat myzeqare kanë luajtur në kategori të ndryshme. Barazimi i fundit i përket sezonit 2000- 2001. Më pas, Apolonia ka fituar gjashtë herë radhazi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania