Panorama Sport (Albania)

Lojtarët në kor: Fitojmë "derbin" dhe kapim elitën!

-

Verdhejesh­ilët kanë përfunduar përgatitje­t duke e zhvilluar seancën stërvitore në të njëjtin orar me ndeshjen e sotme dhe duken gati për supersfidë­n. Portieri i Lushnjës, Mikel Spaho, ka mbushur dje 16 vjet midis dy shtyllave. Ka qenë 24 shkurti i vitit 2001, kur trajneri Hysen Dedja e aktivizoi për herë të parë në portën verdhejesh­ile. Një përvjetor që Spaho kërkon ta festojë sot me fitoren e

Lushnjës ndaj Apolonisë.

"Kemi përpara një ndeshje shumë të vështirë. E kishim thënë që sfidat e muajit shkurt ishin të zjarrta për Lushnjën. Kemi marrë rezultatet e synuara dhe ndaj Apolonisë ne do të japim maksimumin për të fituar. Kemi shumë besim se do të marrim tri pikët si e vetmja mundësi për të ruajtur distancën me Bylisin që fitoi sot( dje)", - është shprehur portieri i Lushnjës.

Canka - Sulmuesi i Lushnjës,

Mikel Canka, thotë se është i qetë para supersfidë­s. "Shkoj me shumë emocione në Fier, ku kam luajtur me Apoloninë dhe do të gjej ish- shokët e mi. Ndeshja kuotohet që është super dhe besoj se do t'ia dalim me gol dhe fitore", tha

Canka. Lushnja ushqen shumë shpresa te dyshja e sulmit

Canka-Sefa. Sidomos te veterani Sefa, që i ka shënuar gjithnjë Apolonisë. Në prag të derbit, lideri i prapavijës Alban Byzhyti shprehet: "Lushnja është shumë e motivuar për të bërë më të mirën. Kundërshta­ri është cilësor, por këtë herë kemi bindjen që do ta mposhtim". Me përjashtim të mesfushori­t Koreshi që është i dëmtuar, pjesa tjetër e skuadrës është gati për ndeshjen. Në vend të Koreshit, trajneri Bano mund të aktivizojë një tjetër fantazist, Taullaun. Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania