Panorama Sport (Albania)

Shorti i Ligës së Europës, Roma “peshkoi” Lionin

Dje, në Zvicër u zbardhën çiftet e 1/8-ave

-

Liga e Europës ka njohur dje edhe çiftimet e raundit të 1/8ave, të cilat do të ofrojnë jo pak emocione. "Goglat" nuk kanë qenë me shumë fat për Romën, por edhe për Lionin, që shiheshin si dy ndër favoritet për suksesin final, duke parë udhëtimin e tyre deri në këtë pjesë të kompeticio­nit. Skuadra e Luçiano Spaletit do të gjejë përballë francezët, të cilët kanë marrë zjarr në këtë fazë të dytë të sezonit, aq sa në këtë raund erdhën duke shënuar 11 gola në 180 minuta përballë holandezëv­e të AZ Alkmar (4-1 në Holandë, 7-1 në Francë). Këto dy ekipe rikthehen të ndeshen mes tyre

pas plot 10 vitesh në Europë. Në vitin 2007, Roma dhe Lioni u përballë në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, me ndeshjen e vajtjes së luajtur në "Olimpiko", e cila përfundoi 0-0, ndërsa dueli i kthimit pa italianët triumfues, 2-0, me gola të Totit dhe Mansinit, por edhe pse kaluan më tej, verdhekuqt­ë

u eliminuan në çerekfinal­e nga Mançester Junajtid. Pikërisht duke qëndruar te "Djajtë e kuq", për ta shorti ka qenë më fatlum, pasi përballë do të kenë rusët e Rostovit, një skuadër që kurrsesi nuk duhet nënvlerësu­ar, duke parë ritmin fantastik të nënkampion­ëve të Rusisë. Gjithsesi, Ibra me shokë kanë një tjetër nivel dhe një eksperienc­ë shumë më të madhe, prandaj shihen si favoritë për t'u kualifikua­r dhe për t'i shkuar deri në fund Ligës së Europës. Por edhe duelet e tjera janë mjaft interesant­e dhe pritet të dhurojnë mjaft emocione, sidomos derbi gjerman mes Shalkes dhe Mynshengla­dbahut, por edhe ai belg, i cili do të vërë përballë njëri-tjetrit Gentin me Genkun. Olimpiakos-Beshiktash ndoshta do të jetë dueli më i zjarrtë, sepse tifozeritë e tyre të mahnitshme do të kenë një motiv më shumë për të qenë edhe më të ekzaltuar dhe më kërkues ndaj kualifikim­it respektiv, duke njohur edhe faktin se mes grekëve dhe turqve, rivaliteti është historik dhe nuk po flasim për atë sportiv, por sidomos për atë etnik e politik. Ndërkohë, duelet e tjera që kompletojn­ë 1/8-at janë Selta Vigo - Krasnodar, APOEL - Anderleht dhe FC Kopenhagen - Ajaks.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania