Panorama Sport (Albania)

Konte bën ironi: Nëse fitoj titullin, do më shkarkojnë...

-

Kryefjala e ditës së konferenca­ve për shtyp në Angli ishte "Klaudio Ranieri" dhe shkarkimi i tij nga radhët e Leiçesteri­t. Prandaj, nuk kishte sesi të mungonte një opinion edhe i Antonio Kontes, kryesuesit të Premier Ligës me Çelsin e tij: "Jam shumë i trishtuar. Më vjen keq, sepse pikësëpari Ranieri është një mik, një xhentëllme­n i vërtetë dhe një menaxher shumë i zoti. Nuk e kam telefonuar ende, sepse e kuptoj momentin që po kalon, por pa dyshim që do të flas me të në vitet e ardhshme. Vendimi i Leiçesteri­t është shumë i ashpër, por nëse vërtet kanë qenë një pjesë e stafit të tij dhe lojtarët që e kanë kushtëzuar këtë vendim, atëherë është e turpshme. Është një mungesë respekti e jashtëzako­nshme për trajnerin dhe për punën e tij, por mbi të gjitha ky ishte një sinjal se ata janë një klub i dobët, - vazhdon Konte, që më pas merr kurajën edhe të bëjë ironi. - Tani kam frikë se nëse edhe unë fitoj kampionati­n, më pret shkarkimi... Gjithsesi, jam gati që ta marr këtë rrezik... Pastaj, mos harroni, sepse në këtë sezon, bastexhinj­të më jepnin si një ndër trajnerët që nuk do ta mbyllja vitin. Por, fatmirësis­ht, unë arrita që të ruaj përqendrim­in dhe të vazhdoj punën time". Ndërkohë, në lidhje me duelin e sotëm kundër Suonsit, Antonio Konte bëhet serioz dhe paralajmër­on: "Do të jetë një sfidë shumë e ashpër, sepse Suonsi është një skuadër që ka nevojë për pikë dhe do të vijnë të uritur. Të mos harrojmë atë që përjetuam me Bërnlejn, prandaj përqendrim maksimal në fushë. Një kujdes të veçantë duhet të bëjmë nga Jorente, një lojtar që e njoh mirë dhe që do të na krijojë probleme, nëse nuk e limitojmë në lojën e tij".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania