Panorama Sport (Albania)

10 FRAZAT MË TË BUKURA TË RANIERIT

-

* "Në fillim, kur dikush gabonte diçka në stërvitje u thosha: dilli-ding, dilli-dong, zgjohuni, zgjohuni! Dhe me rastin e Krishtlind­jeve u kam dhuruar që të gjithëve nga një zile të vogël". * "Parashikim­et e bastexhinj­ve? Nuk i besoj. Ata patën parashikua­r gjithashtu se trajneri i parë që do të shkarkohes­ha do të kisha qenë unë! I pari! Unë, Klaudio Ranieri!".

* "U kam premtuar lojtarëve të mi nga një picë për çdo ndeshje që e mbyllim pa pësuar gol. Por, me sa duket, atyre nuk u pëlqen pica".

* "Ne jemi si Forrest Gamp. Pse duhet të rreshtim së vrapuar dhe sërish së vrapuari, së vrapuari sa më shumë?!".

* "Vardi? Bën presing dhe punon pa u ndalur kurrë. Unë dua ushtarë dhe ai nuk është një futbollist, por një hamshor. I them gjithnjë: 'Je i lirë të lëvizësh ku të duash, por dua të na ndihmosh deri në mbrojtje në momentin që humbim topin, vetëm këtë të kërkoj. Nëse nis të bësh presing ti, edhe shokët e ekipit do të të ndjekin'".

* "Të gjithë lojtarët e mi meritojnë të luajnë. Nuk dua të kem asnjë që është i lumtur edhe duke qëndruar në pankinë".

* "U kam thënë lojtarëve të mi: 'O këtë vit, o kurrë!'. Në një epokë ku paraja është gjithçka, ne mund t'i japim shpresë kujtdo që na ndjek". * "E gjithë bota shpreson që Leiçesteri të fitojë Premier Ligën. Ne e kemi fituar gjithsesi, sepse sezonin e ardhshëm do të jemi në elitë. Të vazhdojmë të luftojmë". * "Kante vraponte aq shpejt, sa mendoja se kishte të fshehur një bateri brenda pantallona­ve. Nuk ndalet kurrë, as në stërvitje".

* "Jam i njëjti që dëbuan në mënyrën më të keqe nga Greqia. Nuk kam ndryshuar, por vetëm mund të them: ' Provoni gjithmonë dhe besoni'".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania