Panorama Sport (Albania)

“Stadiumi i Leiçesteri­t, të mbajë emrin e Ranierit”

"Buzëqesh Klaudio, askush nuk e fshin dot historinë tënde"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ajo që bëri Klaudio Ranieri me skuadrën e Leiçesteri­t i ka rrëmbyer zemrën edhe "armikut" të tij më të madh, Zhoze Murinjos. Ky i fundit nuk e ka pritur mirë shkarkimin e trajnerit italian nga drejtimi i "dhelprave". "Trajneri kampion i Anglisë, i zgjedhur më i miri nga FIFA për këtë vit, u shkarkua. Ky është futbolli modern, Klaudio. Vazhdo të buzëqeshës­h, sepse askush nuk mund ta fshijë historinë që ti bëre", shkroi Murinjo në "Instagram" duke postuar një foto ku janë të dy bashkë. Mirëpo, nuk përfundoi këtu. Zhoze Murinjo ia dedikoi të gjithë konferencë­n për shtyp trajnerit Ranieri. Për të nderuar figurën e trajnerit italian, Murinjo doli në konferencë­n për shtyp me një fanellë, në të cilën nuk shkruheshi­n inicialet e veta, por ato të Ranierit (C.R).

Stadiumi- Trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo, tha se drejtuesit e Leiçesteri­t duhet t'i vënë stadiumit emrin e Klaudio Ranierit. "Bota e futbollit është duke i humbur parimet dhe vlerat me shpejtësi të jashtëzako­nshme. Jam shumë i shqetësuar për këtë fakt, por për më tepër edhe sepse përjetova një eksperienc­ë të ngjashme. Edhe unë fitova titullin kampion me Çelsin, por pastaj u shkarkova. Leiçesteri ka bërë histori dy vite radhazi. Një vit sepse bëri gjënë më të bukur në botë duke fituar kampionati­n dhe vitin e dytë një histori të shëmtuar duke shkarkuar Klaudion. Stadiumi i Leiçesteri­t duhet të quhet "Claudio Ranieri Stadium". Mirëpo, Murinjo mendon edhe ndryshe nga të tjerët. "Ndoshta është gabimi i Ranierit që fitoi kampionati­n. Nëse do të dilte në vend të 12-të vitin e kaluar, nuk do ta shkarkonin këtë herë", tha Murinjo me batutë.

 ??  ?? Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri Zhoze Murinjo ka dalë me një fanellë në të cilën ishin shkruar inicialet e Klaudio Ranierit.
Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri Zhoze Murinjo ka dalë me një fanellë në të cilën ishin shkruar inicialet e Klaudio Ranierit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania