Panorama Sport (Albania)

Bota e futbollit përkrah "mbretin" Klaudio Ranieri

-

endimi i shkarkimit të Klaudio Ranierit nuk ka surprizuar vetëm tifozët e futbollit, por edhe futbollist­ët, analistët dhe të gjithë ata që ndjekin këtë sport. Reagimet kanë qenë të shumta dhe thuajse të gjithë mbështesin trajnerin italian, duke i dalë kundër vendimit të drejtuesve. Në sajtin zyrtar të klubit, në postimin ku lajmërohej shkarkimi i Ranierit, kishte shumë komente që i uronin Leiçesteri­t rënien nga kategoria. Ndërkohë, gazeta më e madhe italiane "Gazzetta Dello Sport" hapej me titullin: "Anglezë mosmirënjo­hës!". Këto janë disa nga reagimet më interesant­e.

Roberto Mançini: Më vjen keq për mikun tim Ranieri. Ai do të qëndrojë në historinë e Leiçesteri­t dhe në zemrat e këtyre tifozëve!

Toni Pulis: Futbolli nuk është loja më e drejtë në botë. Nuk e prisja kurrë largimin e Ranierit.

Geri Lineker: Faleminder­it për gjithçka Klaudio! Kur mora vesh lajmin për shkarkimin tënd, derdha një lot. Jo vetëm për ty, por për futbollin dhe vendimet absurde që po merren. Është e pakuptuesh­me për mua, është e pakuptuesh­me për të gjithë botën.

Rio Ferdinand: Sapo mora vesh lajmin për shkarkimin e Ranierit. Jam shokuar. Fiton kampionati­n dhe nuk i japin kohën e duhur. Skena irreale.

Majkëll Ouen: Një turp i madh!

Xhimi Karrager: Diçka qesharake, shkarkimi i Ranierit pak kohë pasi ai bëri mrekullinë sezonin e kaluar. Geri Nevill: Fitorja e kampionati­t anglez, ose e kupës së mallkuar. Konte do shkarkohet sezonin tjetër. Lukas Podolski: Faleminder­it Klaudio Ranieri! Kristian Vieri: I madh mister Ranieri!

Momo Sisoko: Historia do të të kujtojë.

Stefano Sorrentino: Futbolli është sporti pa logjikë. Xhon Kros: Leiçesteri harroi gjithçka shumë shpejt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania