Panorama Sport (Albania)

Ançeloti, 1000 pankina: Si dhuratë dua fitoren

"Gabova me gishtin, Alonso mungon, Riberi do jetë në stol"

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Sot, në orën 15:30, Ba jerni i Mynihut pret në shtëpi Hamburgun e Mërgim Mavrajt. Për trajnerin Karlo Ançeloti do të jetë ndeshje jubilare. 57-vjeçari do zhvillojë ndeshjen e 1000të si trajner. Karriera e tij si trajner nisi zyrtarisht më 27 gusht 1995 në krye të pankinës së Rexhianës në barazimin pa gola kundër Palermos në Serinë B. Gjatë konferencë­s për shtyp, Ançeloti flet për ndeshje jubilare, rikthimin e Riberisë, Hamburgun, si dhe gjestet antisporti­ve në Berlin.

Të shtunën do të zhvilloni ndeshjen e 1000-të si trajner. E mbani mend debutimin tuaj?

27 gusht 1995, një 0- 0 kundër Palermos. Shumë emocione dhe zhgënjimi i parë. I mbaj mend të gjitha takimet dhe jam gati për 1000 të tjera. Pulsi im qëndron gjithmonë 120. Jam i lumtur që arrita këtë kuotë. Fitorja do jetë një motivim dhe një dhuratë më shumë për ta shënuar në kalendar.

I trembeni ekipit të drejtuar nga Gizdol?

Ata kanë ndryshuar trajnerin dhe kanë bërë përforcime cilësore. Mbrohen mirë dhe janë të rrezikshëm në kundërsulm­e. Pashë sfidën e tyre ndaj Lajpcigut dhe më impresionu­an. Hamburgu është bërë i rrezikshëm dhe ne duhet të japim gjithçka nga vetja për të fituar.

Do të keni mungesë në këtë duel?

Alonso ka probleme të vogla me aduktorët. Ai është stërvitur, por nuk është në formë. Për këtë arsye, do ta lë pushim dhe do jetë ndaj Shalkes në kupë. Ndërsa Riberi është gati. Mendoj se të shtunën do ta nisë nga stoli.

Ishte hera e parë që ofendoheni në atë formë nga tifozët dhe u nxirrni gishtin e mesit?

Ishte hera e parë që pështyhem. Shpresoj që të jetë hera e fundit. Edhe unë gabova. Një gjë e tillë s'ka për të ndodhur më. Duhet të përmbahem dhe t'i kontrolloj emocionet. Dua të falënderoj edhe federatën që më mirëkuptoi.

Golat e vonë janë shndërruar në armët më të forta. 4 nga 7 golat e fundit janë shënuar pas minutës së 90të. Keni një koment edhe për shtesën në Berlin?

Duhet të jemi gati dhe vigjilentë deri në vërshëllim­in e fundit të gjyqtarit. Edhe në

minutën e 95 apo 96. Rregullat janë të qarta dhe njësoj për të gjithë. Kur bëhen zëvendësim­e dhe pushime për shkak të dëmtimeve në fushë, koha e humbur duhet të jepet shtesë. Në Berlin minutat e fundit ishin intensive. S'mund ta pranonim humbjen.

Arbitri dha me të drejtë 5 minuta shtesë.

Si kanë qenë skuadrat tuaja gjatë kësaj periudhe?

Viti i fundit në Madrid nuk ishte i mirë, ndërsa në të gjitha të tjerat ka kaluar kohë të suksesshme.

Ju kanë mbetur edhe 90 ditë deri në fund të sezonit. Keni ndonjë plan të fshehtë?

Në këto 3 muaj do të japim më të mirën nga vetja. Skuadra ime është e motivuar dhe e fokusuar. Nga sot, çdo ndeshje është e rëndësishm­e. Kemi një strategji të qartë. Duhet të fitojmë çdo takim deri në fund.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania