Panorama Sport (Albania)

“Skaneri” i blerjeve, ja pse zhgënjen Barcelona

Statistika­t, Umtiti është i vetmi lojtar që rezulton i suksesshëm

-

Barcelona po kalon një moment mjaft të vësh tirë në rezultate, duke qenë në vendin e dytë në kampionat dhe thuajse e eliminuar nga Liga e Kampioneve që në 1/8-at. Pjesëmarrj­a në finalen e Kupës së Mbretit nuk mund të përdoret kurrsesi si justifikim për një klub si katalanasi­t, ndërkohë që trajneri Luis Enrike duket se është në muajt e tij të fundit në krye të detyrës. Në fillim të edicionit, pasi u bënë disa afrime në merkato, ai tha: "Kam organikën më të mirë në botë. Nuk mund ta kisha shpresuar një skuadër më të kompletuar se kjo. Jam shumë i kënaqur". Në atë periudhë mund t'i jepje të drejtë, pasi çdo pozicion u dublua me një blerje cilësore, duke shpenzuar deri në 50 milionë euro për një lojtar të vetëm. Por, duket se gjithçka ka rezultuar një mbivlerësi­m emocional mbi kapaciteti­n e atyre që veshën fanellën e gjigantëve iberikë. Pesë prej goditjeve u programuan të ishin kandidatë seriozë për formacioni­n dhe në fakt u është dhënë shpeshherë mundësia për të luajtur, por nuk kanë treguar për asnjë moment se janë brenda pritshmëri­ve. Në një analizë të bërë, duke i krahasuar me lojtarët që pritet të zëvendëson­in, kanë rezultuar shumë më të dobët. Pra, një investim totalisht i gabuar, që i ka dhënë edhe ndikimet në rezultatet negative të kohëve të fundit. Andre Gomes ishte ai që mori më tepër vëmendje kur u transferua te Barça, pasi po kalonte një moment të shkëlqyer te Valencia dhe në marrëveshj­en për kartonin e tij klauzolat e çojnë

çmimin deri në 50 milionë euro. Gjithsesi, ndeshja kundër PSGsë tregoi qartazi se nuk është gati për një klub të tillë. Në statistika­t "kokë më kokë" ndaj Serxhi Busketsit, portugezi është inferior në të gjitha disiplinat. E njëjta situatë është edhe për Denis Suarezin, i cili është alternuar shpeshherë me Ivan Rakitiçin. Dy herë më pak rikuperime topi sesa kroati dhe larg shpërthimi­t që kishte në edicionin e kaluar. Gjithsesi, dështimi më i madh mund të konsideroh­et Pako Alkaser. Ai goleadori që u kthye në "makthin" e kundërshta­rëve një vit më parë kur luante me Valencian, u shndërrua në hijen e vetvetes në Katalunjë. Finalizim i dobët, tentativa të dëshpëruar­a për të shënuar, pak rikuperime topi, të cilat mjaftojnë për ta kthyer atë nga një blerje 30 milionëshe, në një zëvendësue­s të padëshirua­r. Madje, me shumë mundësi do largohet që në verën e ardhshme, pasi edhe shpresat se ai do e rrisë nivelin e tij janë me të vërtetë të pakta.

Përjashtim­i - I vetmi që ka arritur të tregojë se mund të ulë në stol "rivalin" për një vend në formacion është Samuel Umtiti. Francezi mund të konsideroh­et një afrim i suksesshëm dhe një partner i mirë i Pikesë, duke bërë që Maskerano shpeshherë të ndjekë ndeshjet nga pankina. Pothuajse në të gjitha statistika­t, 23-vjeçari është më i mirë se argjentina­si, si në saktësinë e pasimeve apo në duele të fituara. Por, vetëm një bilanc pozitiv, nga shumë përforcime të kryera, bën që të vënë në diskutim edhe të ardhmen e drejtorëve të klubit...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania